Kasami: Tetovarët do t’i japin karton të kuq listës së Artan Grubit e BDI-së!

Lëvizja Besa ka mbajtur tubim me qytetarët tetovar në Lagjen Migjeni.

Në këtë aktivitet është vërejtur një numër i madh i mbështetësve dhe simpatizantëve.

Kryetari i komunës, Bilall Kasami ka kërkuar votë maksimale për të vazhduar realizimin e projekteve për zhvillimin e qytetit.

“Në tetor, tetovarët i dhanë karton të kuq Teuta Arifit, andaj, pikërisht nga këtu, më 20 gusht në lagjen Migjeni Tetova e tetovarët do t’i japin karton të kuq listës së Artan Grubit e BDI-së!”, është shprehur Kasami. (INA)