Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon edhe sot procesi i numërimit të votave të ardhura nga jashtë Kosovës, përkatësisht nga votimi në përfaqësitë diplomatike.
Tashmë janë numëruar votat partive politike në shumicën e ambasadave. Në bazë të rezultateve tashmë janë numëruar 67.44 % e votave.
Në bazë të rezultatit del se Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 5581 vota. Në vendin e dytë rënditet Lidhja Demokratike e Kosovës me 511 vota.
Në vendin e tretë rënditet Partia Demokratike e Kosovës me 418 vota. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka arritur që të sigurojë 102 vota.