Numri i të vdekurve të Rusisë në një muaj në Ukrainë, sa nëntë muaj luftë në Afganistan

Rusia ka pësuar një numër të ngjashëm vdekjesh në tre muajt e parë të pushtimit me atë të Bashkimit Sovjetik në luftën në Afganistan që zgjati 9 vite.

Një deklaratë e tillë erdhi nga Ministria britanike e Mbrojtjes duke theksuar taktikat e dobëta të luftimit të saj, mbulimi i dobët ajror e forca komanduese e dobët.

“Një kombinim i taktikave të dobëta të nuivelit të ulët, mbulimi i kufizuar ajror, mungesa e fleksibilitetit dhe një qasje komanduese e destinuar për dështim me gabime të përsëritura . Kjo ka çuar në një shkallë të lartë të viktimave, që vazhdon të rritet pas ofensivës në Donbas,” tha ministria nga përditësimi i inteligjencës britanike.

E marta do të shënojë tre muaj që kur Rusia nisi pushtimin e saj në Ukrainë. Lufta në Afganistan nisi në dhjetor të 1979 dhe përfundoi në shkurt të 1989 në të cilën u vranë mbi 15 mijë ushtarë.

Në mars zyrtarët e lartë të NATO-s vlerësuan se vetëm për një muaj,15 mijë ushtarë rusë ishin vrarë në Ukrainë.