Numri i udhëtarëve në aviotransport ka rënë për 66%

Numri i udhëtarëve në aviotransport në botë ka shënuar rënie për 66 për qind gjatë vitit 2020, në krahasim me 2019.

Kjo rënie është vlerësuar si tejet shqetësuese për shkak të pandemisë me koronavirusin, theksoi organizata ndërkombëtare e transportit ajror IATA.

“Ky është shoku më i madh që ka përjetuar ky sector”, theksoi Brajan Pirs nga IATA. Ai theksoi se edhe pritjet për 2021 janë pesimiste, pas shfaqjes së llojeve të reja të këtij virusi. (INA)