“Nxehet” debati për ndryshimet kushtetuese

ina-online
ina-online

10 Gusht, 2023

A thua vallë me përdorimin e përditshëm të retorikës acaruese ndërpartiake afrohen pozicionet e dy kampeve rreth procesit të ndryshimeve kushtetuese?

Edhe pse si pushteti ashtu edhe opozita bëjnë thirrje për unitet dhe konsensus në rrugën drejt BE-së, sulmet dhe akuzat e ndërsjella vazhdojnë dhe debatet deri tani nuk kanë dhënë fryte.

Sipas analistit Bojan Kordalov, megjithatë, zgjidhja është e mundur, përcjell Alsat.

“Proverba që thotë “para se të agojë, është më errët” në politikën ballkanike është më e përdorura, të paktën këtë e tregon përvoja, dhe pikërisht në momentet kur partitë politike përhapin retorikën më të tensionuar, do të thotë se janë ndoshta më afër zgjidhjes së problemit të caktuar”, u shpreh Bojan Kordalov – analist.

Kordallov thotë se zgjidhja është e mundur nëse ulen tryezën e njëjtë me vullnetin për të gjetur konsensus, veçanërisht për interesat strategjike të shtetit. Sipas tij, kjo është detyrë e politikanëve.

“Ne shumë shpesh e shohim se kur duhet zgjidhur një problem apo çështje e caktuar, topi u hidhet qytetarëve. Qytetarët nuk mund të marrin vendime të vështira politike. Prandaj votojnë ose nuk votojnë në zgjedhje, si mesazh. Kjo është arsyeja pse ata zgjedhin të preferuarin e tyre, duke pritur që ai të sjellë jetë më të mirë dhe të zgjidhë problemet”, tha Bojan Kordalov – analist.

Kordalov shton se ambienti do ta detyrojë popullatën të shpërngulet.

“Politikanët kanë mundësi ose të ulen realisht dhe të zgjidhin problemet, të bisedojnë, të mbështesin njëri-tjetrin, të kenë debate reale të fokusuara në nevojat e qytetarëve, ose të shohin se kush do të vijë në pushtet kur dhe thjesht të humbasë njerëzit që do të votojnë, por edhe njerëzit që do të mbeten në vendin tonë”, deklaroi Bojan Kordalov – analist.

Kordallov theksoi se shteti nuk do të ketë të ardhme nëse vazhdon debati aktual politik, sepse, siç vlerëson ai, partitë i drejtohen vetëm mbështetësve të tyre, ndërsa të tjerët i trajtojnë sikur të mos ekzistojnë, gjë që nuk çon në debat politik normal dhe gjetje të zgjidhjeve. /alsat.mk

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Screenshot_2023-09-29-23-19-52-459-edit_com.facebook.katana

Kurti flet me Sullivan: Kemi nevojë për ndihmë kundër planeve luftarake të Serbisë

john kirby xhon kirbi

SHBA i kërkon Serbisë të tërheqë trupat ushtarake nga kufiri me Kosovën

Radojcic vilat pasuria

Publikohen pamje nga “kështjella” e Radojçiqit, shikoni pasurinë të Pablo Escobarit të Ballkanit! (VIDEO)

Albin Kurti

Kurti: Nuk përjashtohet ri-agresioni

Edi Rama

​Rama shpjegon kërkesën që KFOR të marrë kontrollin në veri: Reagimet i quan dhimbshme e qesharake

kurti vucic

Kurti: Vuçiq e Radojiçiq si Millosheviqi e Arkani, dëshirojnë ta kthejnë rajonin në vitet 90-ta

Shaip Kamberi

Shaip Kamberi: Lëvizja e tankeve serbe në Luginë provokuese, qytetarët në frikë

qumsht-qumesht

Nuk ka qumësht me aflatoksinë nëpër markete, reagon AUV në Maqedoninë e Veriut

Onkologija Onkologjia shkup

Miratohet përbërja e Komisionit Anketues në Kuvend për skandalin në onkologji

INFO

NA NDIQ