Nxehtësia e kësaj vere mori jetën e afro 1 mijë e 500 njerëzve

0

Valët e nxehta në qershor dhe korrik shkaktuan vdekjen e 1 mijë e 435 njerëzve në Francë këtë vit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në vend. Duke folur në radio franceze, ministrja e Shëndetësisë, Agnès Buzyn tha se gjysma e atyre që vdiqën ishin të moshës mbi 75 vjeç. Por, Buzyn tha se falë masave parandaluese, shkalla ishte 10 herë më e ulët se në të njëjtën periudhë të vitit 2003 kur një valë vdekjeprurëse goditi Evropën. Franca regjistroi temperaturën e saj gjithnjë e më të lartë prej 46 gradë Celsius në qershor. Kryeqyteti, gjithashtu përjetoi një temperaturë rekorde prej 42.6 gradë Celsius në korrik. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 567 njerëz vdiqën gjatë valës së parë të nxehttësisë të Francës këtë vit, nga 24 qershori deri në 7 korrik. Ndërsa, 868 persona vdiqën nga 21 deri më 27 korrik. Buzyn tha që 10 njerëz kishin vdekur gjersa ishin duke punuar, transmeton rtv21.tv. Gjatë periudhave të nxehta, shumë shkolla dhe vende publike u mbyllën për të minimizuar ekspozimin në diell. Parqe të mëdha dhe pishina u mbajtën gjithashtu të hapura në disa qytete për t’i ndihmuar njerëzit të qëndrojnë të freskët. Autoritetet e Parisit organizuan linja telefonike urgjente dhe vendosën “dhoma të ftohta” të përkohshme në ndërtesat komunale. Nxehtësia nxiti zjarre në Spanjën fqinje, duke përjetuar disa nga flakët më shkatërruese në 20 vjetët e fundit. Temperatura të larta gjatë gjithë kohës u regjistruan edhe në vendet e tjera të Evropës, përfshirë Britaninë e Madhe, Belgjikën, Gjermaninë, Luksemburgun dhe Holandën. Asnjë vend tjetër nuk ka lëshuar ende të dhëna zyrtare mbi vdekjet e shkaktuara nga valët e nxehta të këtij viti./21Media