Nxënësit e “Jahja Kemal” kthehen me tre medalje ari nga Bukureshti

0

Në garën ndërkombëtare “InfoMatrix 2019” që u mbajt në Bukuresht, nxënës të shkollës private fillore dhe të mesme “Jahja Kemal” fituan tre medalje ari, tetë të argjendta dhe dy të bronzta. Krahas medaljeve, nxënësit u shpërblyen edhe me pesë lavdërata.

Çmimet i morën në konkurrencë me 785 nxënës nga 36 shtete që u prezantuan me 347 projekte. Nxënësit janë shpërblyer në nëntë kategori – programim, art kompjuterik, kontroll të harduerit, lego sumo, film i shkurtër, mini sumo, labirint, përcjellje e linjës dhe fluturake pa pilot.

Medaljet e artë fituan: Kristina Taseva, Philip Milisov dhe Orhan Bagashov.

Medaljet e argjenta i fituan: Ivana Bocevska, Evangelija Ivanoska, Jahjanur Zulbeari, Angel Andonov, Zorica Gosheva, Velin Gjorgiev dhe Maria Kraleva.

Medaljet e bronziti fituan: Natalija Vlahovic dhe Mert Halimi.

Po ashtu mirënjohje fituan: Hussejin Bahadir Sungu, Xhevdet Erdem Solak,Taha Zendeli, Emir Beqiri dhe Ammar Emini.