Nxënësit shqiptarë pak kilometra nga Shkupi mësojnë maqedonisht

0

Vetëm pak kilometra nga Shkupi, nxënësit shqiptarë të Idrizovës janë të detyruar të mësojnë në gjuhën maqedonase. Në shkollën që mban emrin “Njegosh”, ata nuk gëzojnë të drejtën që të mësojnë në gjuhën amtare nga klasa e pestë deri në klasën e nëntë, raporton Alsat-M. Prindërit thonë se me këtë problem po përballen disa vite dhe nuk ka zgjidhje, ndërsa sivjet ata kanë vendosur që të bojkotojnë mësimin deri në zgjidhjen e problemit.
Prindërit thonë se fëmijët deri në klasë të pestë mësojnë në gjuhën amtare dhe më pas detyrohen që të shkojnë në shkollë tjetër disa kilometra larg në Gazi Babë. Kjo ndodhë pasi që në shkollën e fshatit të tyre nuk sigurohet staf mësimdhënës në gjuhën shqipe dhe se nxënësit detyrohen që të ndjekin mësimin në maqedonisht, ose në të kundërtën të udhëtojnë disa kilometra larg për në shkollat shqipe në brendi të kryeqytetit.

Prindërit në deklarat për Alsat-M akuzojnë drejtorin e shkollës, Nikolla Nastevski, se në listën që dorëzon në komunën e Gazi Babës, ul numrin e nxënësve shqiptarë. Komuna, duke u bazuar në atë listë, ku sipas prindërve figurojnë vetëm dy nxënës, thotë se nuk mund të hapet paralele për një numër aq të vogël. Ministri i Arsimit, Arbër Ademi, shprehet se dikasteri që ai drejton është i gatshëm, që sapo Komuna e Gazi Babës të dorëzojë dokumentacionin dhe kërkesën e nevojshme, menjëherë të japë aprovim për hapjen e paraleles. Video materiali nga Alsat-M