Nxirret në shitje qendra tregtare, “Soravia”, çmimi fillestar 22,4 milionë euro

Picture of INA
INA

03/04/2025

Sapo kanë mbaruar shtatë ditët e zisë për tragjedinë e Koçanit, përmbaruesi nga Shkupi Andreja Bunevski e ka nxjerrë në shitje Qendrën Tregtare “Soravia” në Shkup e cila në periudhën e kaluar ishte në fokus të debatit politik dhe jo vetëm, në mesin e pronarë të saj u paraqit Drin Ahmeti apo nipi i kreut të BDI-së, Ali Ahmeti.
Ankandi do të mbahet më 24 prill, ndërsa çmimi fillestar i objektit është 22,4 milionë euro. Përmbaruesi thekson se objekti shitet për shkak të një borxhi prej 930 mijë euro ndaj Bankës së Parë Investuese Bullgare. Por ky nuk është borxhi i vetëm, me bankën bullgare ka edhe një marrëveshje hipoteke në vlerë prej 14 milionë eurosh. Njëkohësisht, gjatë këtij viti kanë arritur edhe urdhëresa tjera për përmbarim nga përmbarues tjerë. Borxhi i subjektit që menaxhon Soravian është shumë më i madh se 930 mijë eurot të cilët janë objekt përmbarimi.

Momentalisht kompanitë që udhëheqin Qendrën Tregtare “Soravia Invest” dhe “Soravia Menaxhment” kanë llogari bankare të bllokuara dhe borxh ndaj Drejtorisë së të Ardhurave Publike në vlerë rreth 2 milionë euro.

Për shitblerjen e Soravias Prokuroria po kryen hetim, e cila mbi një vit analizon dokumentacione, ndërsa ka kërkuar edhe ndihmë juridike nga SHBA.

Hetimi u hap pasi gjatë vitit 2023, u zbulua se Drin Ahmeti ishte pronar i 39% të aksioneve të Qendrës Tregtare Soravia në Shkup. Pavarësisht se kostoja e aksioneve kushton disa miliona euro, Drin Ahmeti u sqarua para opinionit se ai këto aksione i kishte marrë pa investuar asnjë qindarkë. Sqarimi i tij, ishte se së bashku me biznes-partnerin e tij nga Shqipëria, Vladimir Pjetër Gjoka, e kanë blerë Soravian nëpërmjet linjës kreditore të bazuar në idenë e biznesit, të cilën banka ia ka besuar.

Në mars të vitit 2024, Ahmeti u tërhoq nga struktura udhëheqëse e kompanisë “Thor Industries”. Prokuroria, njoftoi se kjo nuk nënkupton se do të ndalojë hetimi. /Alsat.mk

TË FUNDIT

Taravari: Kjo periudhë e emocioneve kalon për 6-7 ditë, ia kemi lënë edhe një mundësi VLEN-it

Gjermania dëboi rreth 1.400 persona në RMV gjatë vitit 2024, mbi 2.000 u larguan vullnetarisht

“Dyshohet se e ka dëmtuar buxhetin e shtetit për mbi 12 milionë denarë”, Policia Financiare me kallëzim penal për evazion fiskal ndaj një personi

Ibrahimi ‘godet’ Taravarin, akuza për me BDI-në

8 muaj larg vajzës/ Fero rrëfen dhimbjen në ditëlindjen e Ninës: Po luftoj për ty

Kjo është pasuria e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj- Katër shtëpi, tokë, truall dhe vilë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË