Nxorri nga varri trupin e pajetë të kushëririt, arsyeja do iu lerë pa fjalë

0

Një djalë ka nxjerrë trupin e kushëririt të tj nga varri, kjo për një arsye vërtetë të çuditshme.

Ai donte që të festonte bashkë me të natën e ndërrimit të viteve, pasi e donte shumë.

Kevin Rivera i tha të afërmve të tij se nuk do të ishtë me ta në darkën e Vitit të Ri, pasi kishte zhvarrosur trupin e Jassir Jose Rivera Gomez, në një varrezë lokale.

Fillimisht familjarët menduan se kjo ishte një gënjeshtër, por më vonë zbuluan se Rivera kishte lënduar veten ndërsa përpiqej të nxirrte trupin e kushëririt të tij, në Varrezat San Jacinto, në Gaira pranë Santa Marta, Kolumbi.

Punonjësit e varrezave konfirmuan se turpi i Jassirit ishte larguar nga varri kur mbërritën në punë në mëngjes.

Jassir u nda nga jeta pas një aksidenti me makinë, dy vite më parë.

“Kur e pyetëm se përse nuk e festoi me ne Vitin e Ri, Riviera tha se kishte zhvarrosur trupin e kushëririt të tij, sepse e donte shumë.

Ai dëshironte që ta nxirrte jashtë dhe të shikonin bashkë ndërrimin e viteve”, tha xhaxhai i tij, Freddy Rangel. /NOA/