NYT shkruan për Maqedoninë e Veriut, rekomandon për ta vizituar

0

Bota ka vend me emër të ri, Maqedonia e Veriut, që është lajm i mirë për marrëdhëniet rajonale dhe për turistët të cilët në numër të madh vijnë ta vizitojnë pjesën juglindore të Evropës, thuhet në reportazhin e Nju-Jork Tajmsit me titull “Jini mes të parëve të cilët do ta vizitojnë Maqedoninë Veriore”.

Në shkurt të këtij viti ish Republika jugosllave e Maqedonisë u bë Republika e Maqedonisë Veriore, pasi u zgjodh kontesti shumëvjeçar për emrin me Greqinë. Për udhëtarët shkruan gazeta, fundi i kontestit do të thotë se do të marrin vula në pasaportat e tyre me ermin e ri dhe arsye e re që ta zbulojnë këtë vend të ri me rrënjë të lashta, e cila kufizohet me Greqinë, Bullgarinë, Serbinë, Kosovën dhe Shqipërinë. Vendi i mbushur me kulturë të lashtë, kuzhinë tradicionale, fshatra të paarritshëm dhe me liqene të cilat janë një prej më të vjetërve dhe më të thellëve në Evropë, i bashkon traditatat e perandoritë më të vjetra dhe më të lashta, atë greke, maqedonase, romake, bizantine, otomane, ku Perëndimi dhe Orienti takohen.

“Vlerësoj se marrëveshja do t’i rrëzojë kufijtë tanë filozofik. E heqim fjalën ‘ish’ nga emri ynë, me të cilën ne tashmë nuk definohemi me diçka nga e kaluara. Tani jemi të lirë të jemi prezentë me vizion shumë më të qartë dhe më pozitiv për ardhmërinë tonë”, deklaroi për gazetën Aleksandar Donev, ish drejtor i Agjencisë për promovimin e turizmit.

Përvojat tona kulturore nëpër shekuj mes të cilave edhe ushqimi, vera dhe traditat, thotë Donev , asnjëherë nuk kanë qenë kontestuese.

Nju-Jork Tajms, mes tjerash, e transmeton vlerësimin e zëvendëskryeministrit për Çështje Ekonomike Koço Angjushev, i cili thotë se vendi po fillon ngadalë të merr publicitet të mirë dhe se kjo kontribuon të rritet potenciali ekonomik i vendit.

“Padyshim, trendi në rritje vjen në kohën e vërtetë për popullin, pikërisht para sezonit turistik, e cila fillon në pranverë të vonshme dhe zgjat deri në vjeshtë. Tajmingu gjithashtu është i volitshëm edhe për udhëtarët të cilët dëshirojnë ta zbulojnë Ballkanin, i cili konsiderohet një prej destinacioneve më emocionuese në kontinentin i cili ofron edhe kulturë, por edhe aventurë”, shkuan Nju -Jork Tajms.