“Neue Zürcher Zeitung” për Albin Kurtin: Një burrë si ky lind çdo 100 vjet

Picture of Ina Online
Ina Online

25/01/2025

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është vlerësuar lart nga mbështetësit e tij gjatë një tubimi të mbajtur në sallën 622 në Oerlikon, Cyrih.

Pjesëmarrës nga e gjithë Zvicra dhe jashtë saj ishin të pranishëm për ta dëgjuar liderin kosovar. Gazeta prestigjioze zvicerane Neue Zürcher Zeitung shkroi për Kurtin: “Një burrë si ky lind vetëm çdo 100 vjet”.

Një tjetër gazetë zvicerane, Landbote.ch, përshkruan entuziazmin e tubimit, duke thënë: “Kryeministri kosovar është pritur si një yll i rokut në Cyrih”. Mijëra shqiptarë kishin mbushur sallën e dekoruar me simbole kombëtare shqiptare, si shqiponja dykrenare dhe ngjyrat kuq e zi, transmeton LeCanton27.ch.

Në fjalimin e tij, Kurti përmendi sukseset e qeverisjes së tij dhe emocionoi mbështetësit, ndërsa deputeti zviceran Cédric Wermuth foli për një “luftë të përbashkët”. Ndërkohë, një kontrast i dukshëm vjen nga Serbia, ku presidenti Aleksandar Vuçiç përballet me protesta dhe humbje kontrolli në vend. Tages-Anzeiger raportoi: “Vuçiç po humb gjithnjë e më shumë kontrollin përballë zemërimit të qytetarëve serbë.”

Ky krahasim midis dy liderëve të Ballkanit nxjerr në pah pozitën e fortë të Kurtit në Kosovë dhe vështirësitë me të cilat përballet Vuçiçi në Serbi.(INA)

TË FUNDIT

“Po e shpallin fituese opozitën, por po harrojnë që Kurti i ka nja 4 opsione me e ba qeverinë”

Pas deklaratave të Gjestit në ‘Big Brother VIP Albania’, ky është reagimi i Xhenetës

Në seancë kuvendore do të votohet për anëtarët e rinj të Këshillit të ASHMAA

Sot jepet masa e sigurisë, Veliaj niset drejt Gjykatës së Posaçme

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Guardiola për Real Madridin: Ata ishin më të mirë me topin, ne ishim pak në ankth

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË