‘O budalla edhe Ajnshtajni ka ngel në provime’, Vasili sulmon Ramën…

0

Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka sulmuar kryeministrin Edi Rama në lidhje me deklaratat e tij për studentët, e sidomos ata mbetës.

Vasili e quan ‘shkollëpak’ dhe thotë se ‘mbetësit janë vetëm në trurin e tij demode’.
Deputeti i LSI-së i kujton kryeministrin shkencëtarin Albert Ajnshtajn, i cili gjithashtu ka qenë mbetës në provime.
STATUSI I VASILIT
Kryeministër i çmendur dhe shkooollëpak !!!!
Ky kryeministër idiot broçkollit turpet më të mëdha për studentët.
Na thotë jo studentët mbetës kështu po ashtu, që gjoja nuk i paguan nga taksat për ta.
O budalla kryeministër mbetësit janë vetëm në trurin tënd demode.
Sot ka vetëm studentë, që marrin apo nuk e marrin provimin e radhës.
Po Ajnshtajnit që ndryshoi botën, por ka mbetur në provime çdo t’i thuash ti shkollëpaku proverbial.
Ridhënia e provimeve është një mundësi e re për t’u provuar për çdo student dhe s’mund të jetë objekt përçmimi dhe stigmatizimi aq më shumë nga një sharlatan të dijes dhe shkencës si ti.