Objekte gjysmë të rrënuara në Qendër të Kumanovës! (VIDEO)

Picture of Iliria News Agency
Iliria News Agency

20/02/2022

Kjo rrjetë është mbrojtësja e vetme që mban këtë objekt gjysmë të rrënuar në qendër të Kumanovës. Fatin e tillë rrezikojnë ta kenë edhe objektet tjera ngjitur, të cilat nga vjetërsia rrezikojnë të bien nga dita në ditë. Qytetarët që kalojnë aty, ankohen për rrezikun që u kanoset, ndërsa kërkojnë që Komuna të ndërmerr diçka, percjell TV21.

“Mendoj që shumë janë të rrezikshme dhe duhet të rinovohen. Patjetër që duhet të ndërmerr diçka, këto kanë mbetur prej se e mbaj mend kështu të njëjta kështu që duhet të ndërmerret diçka”.

“Duhet të rrënohen të gjitha. Pak të bie shi, mund të bëj problem. Duhet të rrënohen dhe pastaj të bëhet parking këtu. Të shfrytëzohet.”

“Qysh nuk rrezikojnë?! E gjitha ka rënë. Duhet të ndërmerret diçka, po këtu nuk ka shtet, nuk ndërmerr askush asgjë. Shumë moti. Ja të gjitha kanë rënë. S’po ndreqin”.

“Paraqesin rrezik të madh edhe për këmbësorët dhe për të gjithë. Duhet të rrënohet dhe të ndërtohet diçka e re. Ky është turp, të shikohet dhe..”

Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski pret zgjidhje ligjore, pasi që objektet në fjalë janë prona private dhe komuna nuk ka kompetenca të ndërhyjë.

“Komuna i ka shpallur si objekte të prira për rënie, por fatkeqësisht po bëhen procedura për privatizim, përkatësisht legalizim të disa objekteve. Ndryshe, në atë lokacion komuna tashmë ka përgatitur planin për ndërtimin e objektit komunal. Jemi në pritje të zgjidhjes ligjore për kthimin e truallit në kompetencë të Komunës që të realizojmë planin për ndërtimin e godinës komunale dhe rregullimin e asaj pjese të sheshit të qytetit me ndërtimin e një parking nëntokësor modern”, tha Maksim Dimitrievski, kryetar i Komunës së Kumanovës.

I pyetur për afat kohor se kur mund të realizohet kjo, Dimitrievski tha se ka 3 vite që pret epilog nga organet kompetente për zgjidhje të këtij problem. Ndryshe, ky objekt në qendër të Kumanovës ka 2 vite që është vetë rrënuar, ndërsa mbetjet ende qëndrojnë këtu./TV21

 

TË FUNDIT
27 minuta
Vendimi i OKB-së për Srebrenicën, Taravari: Të na kujtojë se liria e askujt nuk duhet cënuar
42 minuta
Izet Mexhiti përshëndet vendimin e Asambles të OKB-së për Srebrenicën: Triumf i botës së qytetëruar
1 orë
Gashi: Me VMRO-në kemi biseduar për t’i përfunduar projektet shqiptare që janë nisur me vite
2 orë
U përpoqën, por nuk arritën – S’ka takim Siljanovska-Radev në Vatikan
4 orë
Stadiumi i Tetovës përplas Qeverinë me Komunën

ME TE LEXUARA

1 ditë
OEMVP mbështet kandidaturën e Muharrem Salihut për Parlamentin Evropian
8 orë
Debatet për legjitimitet janë të sforcuara, vetëm tregojnë se Fronti Europian me çdo kusht ka qejf të jetë në Qeveri!
1 ditë
Korrupsioni "pret" pyjet në Maqedoninë e Veriut
1 orë
Gashi: Me VMRO-në kemi biseduar për t’i përfunduar projektet shqiptare që janë nisur me vite
22 orë
IZET MEXHITI: PËR MUA BDI ËSHTË KAPITULL I MBYLLUR!
1 ditë
VLEN në qeveri/ Aleanca për Shqiptarët me dy ministri
8 orë
Bytyqi:Pushteti do ta ketë përkrahjen time për çdo vendim që përmirëson cilësinë e jetës së qytetarëve

LEXO MË SHUMË

Arben Taravari3

Vendimi i OKB-së për Srebrenicën, Taravari: Të na kujtojë se liria e askujt nuk duhet cënuar

izet mexhiti

Izet Mexhiti përshëndet vendimin e Asambles të OKB-së për Srebrenicën: Triumf i botës së qytetëruar

Afrim Gashi

Gashi: Me VMRO-në kemi biseduar për t’i përfunduar projektet shqiptare që janë nisur me vite

Screenshot_20240523-132104~2

U përpoqën, por nuk arritën – S’ka takim Siljanovska-Radev në Vatikan

bilall kasami stadium

Stadiumi i Tetovës përplas Qeverinë me Komunën

oliver spasovski

Spaskovski: Sjellja e partnerit të koalicionit, BDI-së, ka ndikuar në rezultatin e keq zgjedhor të LSDM-së

ziadin sela

Kujt i takon legjitimiteti pas rivotimit? Sela: Edhe fituesi në kampusin shqiptar duhet të marrë mandat

arber ademi

Si e humbi Fronti një deputet në Llërcë? Ademi: Nuk i pranojmë rezultatet! Ibrahimi: Ankesat të dërgohen në KSHZ

LSDM SDSM Kovacevski zecevic

Pas dorëheqjes së Kovaçevskit, LSDM-ja fillon përgatitjet për zgjedhjen e liderit të ri

INFO

NA NDIQ