VMRO-DPMNE: LSDM dhe BDI përmes dy tenderëve në TEC Manastir po përvetësojnë 9 milionë denarë

INA
INA

15/02/2024

VMRO-DPMNE sot ka akuzuar LSDM-në dhe BDI-në se se përmes dy tenderëve në TEC Manastir duan të përvetësojnë 9 milionë denarë.

“Qeveria në largim po përgatit një krimi të madh që peshon 9 miliardë denarë. LSD dhe BDI përmes dy tenderëve në TEC Manastir duan të përvetësojnë 9 miliardë denarë para publike përmes kompanive të afërta të tyre.

Pak para zgjedhjeve, qeveria në largim shpall dy nga tenderët ndoshta më të mëdhenj të zhvilluar ndonjëherë në Maqedoni. Rreth 6 miliardë denarë për importin e thëngjillit dhe rreth 3 miliardë denarë me TVSH për nxjerrjen e thëngjillit dhe mbeturinave në TEC Manastir.

Paraprakisht dihet se kush do t’i fitojë këta dy tenderë me vlerë të përgjithshme prej 9 miliardë denarë, e këto janë kompani të afërta me qeverinë, njëra prej të cilave është në pronësi të konsullit të një vendi që është nën sanksionet e BE-së.

Qeveria që po largohet është evropiane vetëm me fjalë, por në realitet ajo po jep qindra miliona firmave të lidhura me njerëzit në vendet nën sanksionet e BE-së”, thonë nga OBRM-PDUKM.

VMRO-DPMNE u bën thirrje të gjithë menaxherëve në TEC Manastir që të kenë kujdes se çfarë nënshkruajnë, sepse çdo detaj i këtij prokurimi kriminal do të kontrollohet nga qeveria e ardhshme e OBRM-PDUKM-së.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

ministria-e-kultures-

Mbi tre mijë të punësuar në kulturë pa paga, prej nesër nisin me protesta

tara

Taravari: Rroga mesatare në Maqedoninë e Veriut do të jetë minimum 800 euro (Video)

IMG_1243

Kasami: VLEN do të ndajë 500 milionë euro për komunat shqiptare

improvizim bujar

Pasi mori rolin e kryetarit të Kuvendit, Ziadin Sela në seancën e improvizuar shpalli Bujar Osmanin president të shtetit

improvizim

Në seancë të improvizuar, Ali Ahmeti shpall Ziadin Selën kryetar të Kuvendit të RMV-së

Protesta_Mjeket

Specialistët privatë vazhdojnë me grevën, thonë se kanë presione nga klinikat dhe kolegët më të vjetër

qytetare-1280x899

Shumica e të rinjve përdorin rrjetet sociale, sipas tyre partitë janë burimi më i madh i informacioneve të pasakta

ziadin sela

Sela: Pse janë të shqetësuar nga Fronti Evropian

afrim gashi

Gashi: Ata që sot e sulmojnë Albin Kurtin, janë të njëjtit që po i vajton edhe Aleksandar Vuçiqi

INFO

NA NDIQ