OBSH piketon qytetet më të rrezikuara nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

0

Organizata Botërore e Shëndetit ka kategorizuar qytetet më të rrezikuara në Maqedoninë e Veriut si pasojë e virusit Korona.

Të ndarë në faza sipas shkallës së rrezikut, Shkupi si kryeqytet gjendet në fazën e katër që nënkupton përhapje e gjerë (e pa lokalizuar). Në fazë të njëjtë ndodhet edhe Tetova, por sipas konstatimeve përhapja është e lokalizuar.

Lidhur me gjendjen në Shtip, qytet ky në të cilin ditëve të fundit numri i të infektuarve është shumë i lartë dhe sipas ekspertëve epidemiologjik është shndërruar në vatër të virusit, shpërndarja është në fazën (e tretë) kritike por është e kontrolluar dhe lokalizuar.

Qytetet tjera në Maqedoninë e Veriut ndodhen në fazën e dytë, që nënkupton rastet e të infektuarve janë sporadike. Konstatimet e OBSH-së bëhen mbi bazën e bilanceve javore./Alsat