Oda Amerikane e shqetësuar me shpenzimin e pakontrolluar të parasë publike

0

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, përmes një kumtese për medie shpreh shqetësimet e saj lidhur me tendencat e fundit në rritje të shpenzimit të pakontrolluar të parasë publike. Kjo gjithashtu përfshin edhe vendimet e marra pa një konsideratë të implikimeve financiare për buxhetin e vendit.

Ajo shpreh brengën e saj edhe me shpenzimin e pakontrolluar të fondit rezervë të shtetit, transmeton Koha.net.

OEAK beson se bashkëpunimi me Fondin Monetar Ndërkombëtar ka sjellë rezultate të jashtëzakonshme, duke ndihmuar Qeverinë në ruajtjen e performancës pozitive në politikat fiskale dhe stabilitetin ekonomik.

Në fund, Oda Amerikane edhe një herë bënë thirrje për një menaxhim më të kujdesshëm të financave publike, duke vënë theksin mbi rëndësinë e investimeve kapitale të cilat do të ndikonin në sektor më të fuqishëm privat, krijim të vendeve të punës dhe rritje të qëndrueshme ekonomike.