Odat Ekonomike kundër ngrirjes së çmimeve të produkteve bazë

Iliria News Agency
Iliria News Agency

21/03/2023

Odat Ekonomike në Maqedoninë e Veriut kanë kundërshtuar vendimin e Qeverisë për ngritjen e çmimeve për produktet bazë. Sipas tyre këto masa qeveritare po dëmtojnë bizneset.

Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Mendi Qyra tha se Qeveria të mos vazhdojë me centralizimin apo ngrirjen e çmimeve të cilat kanë efekt negativ.

“Ne jemi që gjithmonë të mbisundojë oferta dhe kërkesa dhe nuk jemi për ngrirjen e çmimeve në mënyrë të centralizuar për arsyje se shkakton dëm në tregun e lirë. Në vend të kësaj mase, OEMVP-ja vlerëson se Ministria e Ekonomisë duhet të dalë me propozimin për heqjen e plotë të tatimit të vlerës së shtuar për produkte të caktuara ushqimore”, theksoi Qyra.

Zoran Jovanovski nga Oda Ekonomike tha për Alsat se në një shtet me treg të hapur nuk duhet të ngrijnë çmimet për të gjithë konsumatorët, që disa mezi arrijnë t’i blejnë, ndërsa një kategori tjetër mund ta paguajnë edhe pesëfishin e të njëjtave çmime.

“A është obligim i furrtarit, blegtorit apo dikujt nga industria ushqimore të kujdeset për statusin social të qytetarëve?! Përse ajo të jetë vetëm në shpinën e atyre që merren me industri ushqimore!? Përse ajo të mos jetë edhe për sektorët tjerë. Nëse jemi ekonomi me treg të hapur duhet të ulemi për tu marrë vesh pas krizës financiare dhe energjetike, ne si ekonomi e vogël këtë situatë do ta tejkalojmë”, tha Jovanovski.

Odat Ekonomike kanë kërkuar që Qeveria të subvencionojë bizneset me qëllim të tejkalimit të krizës që po vijon.

Por, kryeministri Dimitar Kovaçevski theksoi sot se Qeveria vazhdon t’i ndihmojë qytetarët e prekur nga kriza ekonomike dhe energjetike. Ai njoftoi se Qeveria ka marrë vendim për ngrirjen e çmimeve për vezët dhe orizin, por edhe kufizimin e eksportit të këtyre produkteve bazë. Ky vendim, sipas Kovaçevskit, do të vlejë deri më 30 prill 2023. Më parë hyn në fuqi kufizimet apo ngrirja e çmimeve për bukën, qumështin dhe produkte tjera bazë. (INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_1316

Albulena Haxhiu: Koalicioni VLEN e ka mbështetjen e parezervë të Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes

WhatsApp Image 2024-04-19 at 23.03.16 (1)

Sela: Vota për Bujarin më 24 prill dhe për Frontin më 8 maj është biletë kthyese e fëmijëve tanë të cilët kanë marrë rrugën e mërgimit

Ali AHmeti

Fronti Europian në Vrapçisht/ Ahmeti: Punojmë për fitore historike, më 24 prill dhe 8 maj rrethojmë numrin 4

Fronti Europian në Vrapçisht/ Ahmeti: Punojmë për fitore historike, më 24 prill dhe 8 maj rrethojmë numrin 4

Menduh Thaci

Thaçi thotë se Albin Kurti s’ka asnjë njeri në Maqedoni

europe elect

Anketa e “Europe Elects”: Arben Taravari prinë para Bujar Osmanit

IMG_1293

Krerët e VLEN-it në Berlin: Diaspora i thotë po ndryshimit

zgjedhjet-maqedoni

Në Dibër dhe Qendër Zhupë më shumë votues sesa banorë

bujar osmani

Bujar Osmani: Në Kosovë flamuri shqiptar nuk është zyrtar, në Maqedoni është obligim i kryetarëve të komunave

INFO

NA NDIQ