OEMVP: BE-ja t’i prolongojë afatet për standardet e kompanive të RMV-së

ina-online
ina-online

11 Shtator, 2023

Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut kërkon nga Bashkimi Evropian që t`i prolongojë afatet për vendosjen e standardeve dhe rregullative për kompanitë.

Nëse firmat nga Maqedonia e Veriut duan bashkëpunim me tregun evropian, duhet të vendosin teknologji dhe inovacione të reja për të përmirësuar konkurentshmërinë.

Më të prekur do të jenë sektori i bujqësisë, industria e metalit dhe metalurgjia, që duhet të përmbushin një numër të madh të standardeve ekologjike.

“Pra, nevojitet një investim i madh në teknologjitë e reja dhe përshtatja me industrinë “5.0”, që aplikohet nga Komisioni Evropian, dhe kjo nënkupton përmbushjen e disa standardeve nga aspekti i ekologjisë, veçanërisht në bujqësi, si dhe përshtatjen e disa procedurave dhe produkte që do të duhet t’i plotësojnë standardet që të eksportohen në BE” – tha Jadranka Arizankovska, Oda Ekonomike e RMV-së.

Në shkallën nga 1 deri 10, ekonomia e Maqedonisë së Veriut, nga aspekti teknologjik, për momentin është e ranguar në nivelin 3.

Vetëm ndërmarrjet e mëdha dhe të mesme janë të gatshëm të përballen me konkurencën dhe kërkesat e tregut evropian. Të tjerët, deri në anëtarësimin e vendit në BE, do të duhet të shënojnë progrese të standardeve dhe procedurave nëse dëshirojmë të importojnë – thonë nga Oda Ekonomike, duke rikujtuar se në kuadër të negociatave për anëtarësim në BE, ekonomia drejtpërdrejti është e kyçur në 5 nga gjithsejt 6 klasterët.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

nafte-1

Çmimet e karburanteve në shtetet e rajonit, Maqedonia e Kosova më lirë, Shqipëria më e shtrenjta

hekuran-murati

Murati nënshkruan Projektin për Qeverisje Dixhitale

shkupi

BERZH: Maqedonia këtë vit do të ketë rritje ekonomike për 2%, vitin e ardhshëm për 3%

ora-rryma-evn-struja

Si ta përgjysmoni faturën e energjisë elektrike gjatë muajve të dimrit?

gazprom

Turqia nënshkruan marrëveshje për eksportin e gazit natyror në Rumani

airalb

Aeroporti i Kukësit s’ka fluturime, humbja në 2022 rreth 1.5 milionë euro

market-kovacevski-bekteshi

Ulje të çmimeve për pijet, perimet dhe pemët në Maqedoni, Kovaçevski jep detaje

Foto: Ilustrim

Një restorant në Gjermani ofron një rrogë prej 11 mijë eurove

flamuj-balkkani-peendimor

Procesi i Berlinit, sot zhvillohet Ministeriali i Ministrave të Ekonomisë

INFO

NA NDIQ