OEMVP-ja vazhdon me organizimin e Roadshow

OEMVP-ja vazhdon me organizimin e Roadshow – aktivitet ky i cili vizitohen kompanitë anëtare të Odës në teren, qëllimi i së cilës është të njoftohen kompanitë nga afër, të ndjeken problemet, vështirësitë dhe sfidat e tyre gjatë kësaj periudhë të vështirë pandemie.
Sot u vizitua Kompania BFM, kompani e cila ofron asortiment të gjerë të prodhimeve nga kategoritë e: ngrohjes qëndrore, pajisjeve për ujësjellës, ngrohjeve në disa forma, siç janë: ngrohje solare, ngrohje dysheme-aparate dhe pajisje, pompa dhe pajisje për pompa, sisteme solare dhe kolektor, sanitari, pajisje dhe pajime për banjo.
Pastaj u vizitua edhe kompani Hildin kompani që vepron në fushën e ndërtimtarisë dhe tregtisë me materiale ndërtimore.
U vizitua dhe FrigoBox – kompani anëtare e cila prodhon pajisje ftohëse reklamuese dhe produkte të tjera të ndryshme për supermarkete dhe Nuro Kompani kompani që merret me përpunim të mishit dhe produkteve të mishit.
OEMVP gjithmonë do të punojë në shërbim të sektorit të biznesit dhe vazhdojë të punojë për krijimin dhe përmirësimin e kushteve në të cilat vepron i njejti.