OEMVP mbështet kandidaturën e Muharrem Salihut për Parlamentin Evropian

Picture of Ina Online
Ina Online

22/05/2024

ODA EKONOMIKE E MAQEDONISË VERI-PERËNDIMORE MBËSHTET KANDIDATURËN E MUHARREM SALIHU PËR PARLAMENTIN EUROPIAN

Oda ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore shpreh mbështetjen dhe mirënjohjen e plotë për biznesmenin dhe vizionarin z. Muharrem Salihu, i cili kandidon si eurodeputet për Parlamentin Europian më 8-9 qershor.

Për vite me radhë, z. Salihu ka treguar një angazhim të palëkundur duke shërbyer si model i asaj se si duhet të profesionalizohet çdo biznes, madje është edhe shembull i asaj se si një biznes duhet të pozicionohet dhe të zhvillohet krahas konkurrencës së hatashme siç është rasti i tij në Itali, gjegjësisht në Venedik.

Si një biznesmen dhe filantrop i mirënjohur, z. Muharrem Salihu (i njohur si Marko në Itali) ka kontribuar në mënyrë të rëndësishme për shoqërinë tonë. Me përvojën e tij të gjerë në botën e biznesit dhe me një etikë pune të pashembullt, ai do të sjellë ndryshime pozitive në mbrojtje të interesave shqiptare në Parlamentin Europian. Ai është personi i duhur për të na përfaqësuar dhe për të siguruar një të ardhme më të mirë për të gjithë ne.

Duke qenë se është një mik i parezervë i biznesit shqiptarë kudo, OEMVP vlerëson se z. Salihu është ambasadori më i mirë edhe i komunitetit të biznesit shqiptar.

Andaj përkrahja për të njejtin vjen edhe si rekomandim nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri Perëndimore, duke pasur parasysh nevojën për eksponimin e kuadrove dhe fytyrave të përgatitura qoftë profesionalisht por edhe si veprimtarë të dalluar të çështjes kombëtare.

TË FUNDIT

Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për Kreshnik Bekteshi dhe dy ish-zyrtarë tjerë të Ministrisë së Ekonomisë

Xheneta i publikoi përgjimet telefonike pa autorizim, Driloni ndërmerr hapa ligjorë

Gola, emocione dhe spektakël: Kosova fiton duelin e parë ndaj Islandës në play-off të Ligës së Kombeve

Sylvinho para duelit me Anglinë: Do të jetë një ndeshje e vështirë, por…

Kroacia befason Francën, Spanja i shpëton humbjes ndaj Holandës

60-vjeçari nga Kumanova ka humbur jetën nga shpërthimi i një bombole gazi

ME TE LEXUARA

1

Sylvinho para duelit me Anglinë: Do të jetë një ndeshje e vështirë, por...
1
Kroacia befason Francën, Spanja i shpëton humbjes ndaj Holandës

LEXO MË SHUMË