Në Konferencën Ekonomike “Ekonomia shpëton Luginën”, e cila u organizua nga Unioni i Afaristëve – Vizioni PMB, u mblodhën së bashku politikanë dhe biznesmenë nga më shumë se 20 vende të botës.
Kjo ngjarje e rëndësishme, përfshiu një numër të madh mysafirësh të shquar, përfshirë Ambasadorë, Kryetar të Odave Ekonomike, përfaqësues të rrjeteve të bizneseve dhe të institucioneve lokale dhe qendrore nga Lugina e Preshevës, si dhe përfaqësues nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.
Në këtë ngjarje morën pjesë Kryetari i OEMVP, z. Qyra, Kryetari i Forumit Ekonomik Mbarë Shqiptar, z. Fejzi, Kryetari i Nderit i OEMVP-së, z. Dauti, Kryetar i Kuvendit të OEMVP z. Ejupi, si dhe përfaqësues të Këshillit drejtues dhe kompanive anëtare të OEMVP, të cilët ofruan mbështetjen dhe bashkëpunimin e tyre.(INA)