Aktori i famshëm, Arben Derhemi ka sulmuar Ermal Mamaqin në një postim në rrjetet sociale, ku e quan një pseudo humorist të kthyer në “producent filmash” që ofendon figura që kanë bërë art në kohë të vështira.
“U ulën malet, u ngritën halet”, shkruan Arben Derhemi për aktorin e humorit, i cili pasi u largua nga “Portokallia” dhe u bë autor i emisionit të tij “6 ditë pa Ermalit, u kthye në producent filmash dhe bën trajnime se si të bëhesh i suksesshëm.
Arben Derhemi shprehet se dëgjon me dhimbje ofendimin e figurave që kanë bërë art me punë e sakrifica, dhe “jo duke u zvarritur si larva dhe duke u lëpirë e bërë lolo te çdo lloj pushteti e pasunari”, që është konsideruar thumb për Ermal Mamqin.