Oferta e çmendur e PSG-së: 400 mln. euro për katër vjet, kontrata e ofruar për Mbappe!

ina-online
ina-online

19/01/2024

Ndërsa Kylian Mbappé preku të ardhmen e tij gjatë emisionit “Envoyé Spécial”, Stéphane Guy hodhi një bombë të madhe në “RMC After”, duke zbuluar se PSG do t’i kishte bërë një ofertë krejtësisht të çmendur sulmuesit:

“Nëse zgjedhja, e marrë nga nëna e tij, është një zgjedhje parash, Parisi nuk ka rival. Parisi i ofroi 400 milionë euro për katër vjet. Ai fiton, sipas asaj që thotë në dokumentar, sot 100 milionë euro me të gjitha të ardhurat së bashku. Parisi është gati t’i ofrojë 100 milionë në vit rrogë. Ky është informacioni.

Unë nuk e kam lexuar kontratën, por kjo është ajo që më është konfirmuar nga një burim i mire,”- u shpreh ai duke i befasuar të gjithë. Mbetet për t’u parë nëse kjo do të konfirmohet dhe nëse djaloshi nga Bondy të reagojë pas kësaj oferte totalisht të çmendur!

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

kristian shpendi

Shqiptari që po e çon peshë Italinë

zidane-1-600x360

Zidane, i gatshëm të marrë menjëherë drejtimin e gjigantit evropian

champions-logo

Champions League/ Mbrëmjen e sotme përballja e madhe mes Inter dhe Atletico Madrid

de jong

PSG me ofertë zyrtare për De Jong, por po konsiderohet e ulët për Barcelonën

hazardd-1

Messi apo Ronaldo? Eden Hazard “përcakton” më të mirin e historisë së futbollit

Milot Rashica dhe Ernest Muçi.

VIDEO/ Dyshja shqiptare shkëlqen te Beshiktashi, mundin Konjasporin e Cikaleshit dhe Et’hemi

jasir asani

Asani do të vazhdojë në Korenë e Jugut, nuk gjeti angazhim në Evropë

brehme breme

Futbolli gjerman në zi! Pas Beckenbauer, ndërron jetë edhe legjenda Andreas Brehme

mbape real

Firmosi për 5 vite me Realin dhe njoftoi largimin nga PSG-ja, Mbappe bëhet madrilen

INFO

NA NDIQ