Oferta e ‘çmendur’ e Real Madrid për yllin e Milanit

Kartonin e Diaz dhe 70 milionë euro: Reali transferon yllin e Milanit. Florentino Perez hap thesin, ylli i Milanit transferohet në Santiago Bernabeu.

Reali Madridi dhe Milani njihen për mardhëniet e tyre të mira. Rosonerët transferuan nga Reali dyshen Theo Hernandez dhe Brahim Diaz.

Theo Hernandez është shndërruar në njërin nga mbrojtësit më të mirë në Botë që nga transferimi i tij në San Siro, ndërsa Diaz këtë sezon po shkëlqen me fanellën e Rosonerëve duke realizuar 4 gola në 13 ndeshje.

Huazimi i Diaz përfundon në fund të sezonit, ndërsa Milan nuk ka opsion blerjeje, por sipas raportimeve të fundit 23-vjeçari mund të mbetet në San Siro.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Reali synon rikthimin e Theo Hernandez dhe Los Blancos madje kanë gati ofertën joshëse për Milanin.

Perez është i gatshëm tia ofrojë Milanit kartonin e Brahim Diaz dhe 70 milionë euro në këmbim të Theo Hernandez.

Theo konsiderohet si një lojtar kyç në projektin e ri të Milanit, por një ofertë të tillë RedBird vështirë se do ta refuzojë, shkruan Calcio Mercato.

Mbetet ta shohim nëse Theo Hernandez do të transferohet te Reali verën e ardhshme.