Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka disa oferta në tavolinë pas aventurës pozitive në stolin “dardan”.
Është raportuar se Foda tashmë është në bisedime me skuadrën nga Arabia Saudite, Al-Wehda FC, shkruan Indeksonline.
Kjo skuadër bën gara në Ligën e Dytë të Arabisë Saudite dhe raportohet se ka “derdhur” miliona për trajnerin gjerman vetëm për ta pasur në stol për sezonin e ardhshëm.
Al-Wehda ka histori në futbollin arab, duke fituar katër tituj të divizionit të dytë, dy Superkupa dhe një Prince Cup.
Vlera e kësaj skuadre është 12.7 milionë euro sipas sajtit “Transfermarkt”. Kurse lojtari me vlerën më të lartë është Juninho Bacuna (3 milionë euro).
Futbollisti më i njohur që bën pjesë në këtë klub arab është Odion Ighalo, ish-sulmuesi i Manchester Unitedit.
Këtë edicion, kjo skuadër e mbylli në pozitën e 16-të, duke rënë sërisht në katergorinë e dytë të futbollit arab.