Ofertë e “çmendur” e arabëve për Messin

Iliria News Agency
Iliria News Agency

15 Mars, 2023

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë dominuar skenën e futbollit botëror në 15 vitet e fundit, duke ofruar një rivalitet spektakolar dhe ndarë tifozët në dysh, kur ngrihet pyetja kush është më i miri.

Megjithatë, mosha nuk i lejoi që të vazhdojnë pafund këtë dominim dhe pas Cristiano Ronaldos, edhe Lionel Messi po bëhet gati të largohet nga futbolli evropian.

Kontrata e yllit argjentinas me Paris Saint Germain skadon në fund të sezonit dhe prej 1 qershorit Messi do të jetë lirë të vendosë vetë të ardhmen e tij, teksa mediat spanjolle kanë dhënë një lajm të bujshëm.

Skuadra e Al Hilal në Arabinë Saudite i ka bërë “Pleshtit” një ofertë prej 600 milionë eurosh, për dy sezone, duke i ofruar njëkohësisht që të vazhdojë ende duelin me Cristiano Ronaldon.

Ky i fundit u transferua në janar te Al Nassr, për shifrën rekord prej 500 milionë eurosh në dy sezone e gjysmë. Megjithatë nëse Messi pranon ofertën e Al Hilal, atëherë fiton një tjetër sfidë me Ronaldon, atë të pagës më të lartë në historinë e futbollit.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Maldini

Rrufe në qiell të pastër… Maldini dhe Massara shkarkohen nga detyrat që mbanin te Milani

totenham-tottenham

Tottenhami gjen trajnerin e ri, zyrtarizimi pritet të bëhet së shpejti

manchester chelsea

Ish-mesfushori i Chelseat zbulon se tani është i pastrehë në moshën 32-vjeçare pas një diagnostikimi të gabuar të gjurit dhe karrierës së prishur nga alkooli

bad news eagles

BNE sot përballet përsëri me një ekip serb

Caicedon

Arsenali arrin marrëveshje me Caicedon

inzaghi

Inzaghi: Inter nuk ka frikë nga City

ardian nuhiu

Nuhiu zyrtarisht trajner i kuqezinjëve të Tetovës

galtier-psg

Francezët e nisin merkaton me “vrull”, PSG realizon 2 “goditje” në 1 ditë

igli

​Tare largohet nga Lazio pas 18 vitesh

INFO

NA NDIQ