Ofertë finale, sot pritet të vendoset për transferimin e Harry Kane te Bayern Munich

INA
INA

31/07/2023

Harry Kane pritet të transferohet te Bayern Munich edhe pse duhet pritur deri te zyrtarizimi i marrëveshjes.

Sulmuesi anglez ka kohë që i ka thënë po ofertës së Bayernit dhe tanimë ka një marrëveshje totale për kontratën mes lojtarit dhe klubit gjerman.

Megjithatë Bayerni ka hasur në vështirësi për të bindur Tottenhamin për transferimin e anglezit në ‘Allianz Arena’.

Në fakt Spurs kanë refuzuar dy oferta të bavarezëve 70 dhe 80 milionë euro, derisa sot pritet takimi finale mes palëve.

Bayern ka ngritur ofertën në 87 milionë euro për Harry Kanen, shumë që besohet se do të pranohet nga Tottenham përkundër se skuadra angleze pretendonte të fitonte rreth 100 milionë euro nga largimi i kapitenit të saj.

Mediat në Angli dhe Gjermani kanë raportuar se sot më 31 korrik është dita vendimtare kur Kane pritet të marrë dritën e gjelbër nga Spurs për t’iu bashkuar bavarezëve.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Bundesliga

Klubi i Bundesligës rinovon me trajnerin

mourinho

Mourinho: Nuk i kuptoj, i paralajmërova lojtarët

Bellingam Real Barca

​Gjërat që Bellingham ka arritur te Reali për 177 ditë janë të çmendura

mourinho

Mourinho shpërthen kundër lojtarëve të Romës: S’ka faj Guardiola që ua jep shkelmin lojtarëve

Ronaldo Al Nassr

​Ronaldo mund të gjobitet me një miliard dollarë

galatasaray

United dhe Arsenal në ‘luftë’ për yllin e Galatasaray-t

ballistet

“Ballistëve” u ndalohet të marrin pjesë në ndeshjen me KF “Shkupin”

franca-fitore-

Indeksi i UEFA-s/ Holanda në “luftë” me Francën, për vendin e pestë…

paolo Mladini

Paolo Maldini, shumë i ashpër ndaj kuqezinjve: “Milani nuk ka më ideale. Dua respekt për historinë e tij”

INFO

NA NDIQ