Ohër, shtyhet për më 12 korrik gjyqi për rrahjen e Pendikovit

INA
INA

31/05/2023

Çdo ditë marr mesazhe kërcënuese, u ankua Hristijan Pendikov, sekretar i klubit të mbyllur bullgar në Ohër. Gjysmë viti pas incidentit, kur u rrah, ai u kthye nga Bullgaria në Ohër për të ndjekur seancën gjyqësore, dhe për të dhënë një deklaratë mbi ngjarjen, e cila u zhvillua në 19 janar.

“Personalisht, nuk kam frikë, por nuk është ndjenjë e mirë të marrësh 20-30 kërcënime me vdekje, sharje në Facebook, të lexosh komente. Jam më mirë tani. Ende kam kontrolle, sepse kam dy unaza të çara dhe shpresoj të jem në gjendje të udhëtoj më 12 korrik. Dua të ushtroj të drejtën time për të ardhur sepse më duhet të bashkëpunoj me gjykatën”, deklaroi Kristian Pendikov, i dëmtuar.

A mendon Pendikov se kjo duhej të shkaktonte skandal politik midis dy vendeve?

“Faleminderit për pyetjen, paçi një ditë të mirë”, u përgjigj Pendikov.

Seanca e sotme u shty pasi mbrojtja e të pandehurit Ilija Spaseski u largua nga salla e gjyqit. Ata u ankuan se gjykatësi nuk e pranoi kërkesën për ta shtyrë, në mënyrë që të kishin kohë për të analizuar ekspertizën mjekësore shtesë të ofruar. Për gjykatën, braktisja ishte e pabazuar dhe e paligjshme, ndërsa avokatët e të akuzuarit dyshojnë se gjykata është nën presion për të marrë vendim të shpejtë.

“Sot akti im dhe ai i kolegut Nikoleski për largimin nga debati është një revoltë. Nuk dua t’i them gjykatës – ka njëfarë presioni…”, deklaroi Dimitria Coboski-avokat i të akuzuarit.

Avokati i Pendikovit tha se ai u tha prokurorëve se ka edhe një person tjetër nga Manastiri që mori pjesë në sulm.

“Edhe në vetë pamjet, e cila u mor si dëshmi në një seancë të mëparshme gjyqësore, ishte e qartë se dy persona po e rrihnin personin e dëmtuar”, deklaroi Stefan Kushevski – avokat i Pendikovit.

Sipas Prokurorisë, gjithçka filloi pasi i pandehuri Ilija Spasevski erdhi në tavolinë në një objekt ku ishte ulur Pendikov, duke i thënë: “A nuk ke turp të jesh bullgar?” Më pas, Pendikov ka dalë nga objekti, ndërsa i akuzuari së bashku me një person tjetër të panjohur e kanë ndjekur dhe e kanë sulmuar. Seanca e radhës është caktuar për 12 korrik. /Alsat

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

bujar osmani

Osmani: Jam thellësisht i nderuar dhe i përulur nga besimi dhe mbështetja juaj

dimit

Taravari me fitore të ngushtë në Gostivar, Dimitrievski fitoi në Kumanovë

kurti gjermani

Kurti takim me mërgatën në Gjermani: Regjistrohuni, votoni dhe investoni në Kosovë

vucic

Vuçiqi u kërkon falje sllovenëve për deklaratën se janë “të neveritshëm”

IMG_1508

KSHZ publikon rezultatet e 99.85 % të votave, ja si qëndrojnë kandidatët për President

bislimi-petkovic-lajcak

Sot në Bruksel mbahet takimi i radhës për dinarin

siljanovska davkova pendarovski stevo

Davkova dhe Pendarovski përballen në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut

moti shiu

Mot me vranësira të ndryshueshme me shi të përkohshëm

automjete arm

Mbretëria e Norvegjisë dhuron 76 automjete për Armatën e Maqedonisë së Veriut

INFO

NA NDIQ