Ohri përjeton verën më të shtrenjtë ndonjëherë

Picture of ina-online
ina-online

09/07/2023

Ohri po përjeton verën më të shtrenjtë ndonjëherë. Çmimet në restorantet dhe kafeteritë lokale, veçanërisht ato që ndodhen buzë liqenit, kanë arritur maksimumin.

Banorët e Ohrit dhe turistët krahasojnë çmimet me ato në kryeqytetet evropiane. Edhe pirja e kafes behet luks. Për nja kafe me pamje nga liqeni duhet te paguash 2.5 euro.

“Ajo që është e tepruar është e tepruar. Ato çmime prej 200 denarë për kafe nuk janë të mira.”

“Janë shumë të larta, edhe shërbimet në Ohër janë shumë të larta, gjithçka është më shtrenjtë.
Sa njerëz nga Ohri kanë mundësi të dalin me këto çmime?
20 për qind, të tjerët ankohen. Askush nuk ka faj. Vendi ynë ka lëshuar pe shumë. Ata lartë duhet të rregullohen, që edhe populli të rregullohet”.

“Mendoj se janë të larta, por duke pasur parasysh që Ohri është vend turistik, është e sigurt që një pjesë duhet të ketë çmime më të larta”.

“Çdo gjë është e shtrenjtë, nuk mund të ndajë asgjë, është njësoj sikur të ishe në Greqi apo në ndonjë vend tjetër”.

“Nuk është hera jonë e parë këtu, ne e dimë afërsisht se çfarë dhe si janë”.

Çmimet këtë sezon krahasuar me vitin e kaluar janë të paktën 20 deri në 30% më të larta.

Çmimet e shërbimeve gastronomike

1.Kafe makiato 120-150 denarë
2.Kafe espreso nga 100-150 denarë
3. Birra 120-180 denarë
4. Hamburger 330-600 denarë
5. Pica 350-450 den
6. Lëng me gaz 110-140 denarë
7. Mëngjes – vezë të fërguara, proshutë, djathë – 350 denarë

Në disa vende një top akullore shitet për 100 dhe 120 denarë.

“Lëndët e para që përdorim për prodhim, janë pesë herë më të larta se sa mund t’i gjejmë këtu. Dhe ne i importojmë direkt nga Italia. Për standardin e Maqedonisë, shumë gjëra janë shumë shtrenjtë, sa i përket niveleve të çmimeve, por mendoj se duhet të ketë diçka të tillë. Nuk jemi vetëm ne vendasit, ka shumë turistë dhe të huaj që vijnë, mendoj se duhet të ketë diçka për xhepin e secilit, dhe në rastin tim ka edhe nga 70 denarë. Mendoj se është mirë”, deklaroi Aleksandra Noçeska-pronare e një dyqani akulloresh.

Gastronomët nga ana tjetër thonë se ofrojnë çmime të lira.

“Ohri është më i bukuri dhe më i liri në të gjithë Evropën. Për verë të mirë, peshk të mirë, ushqim të mirë çmimet janë simbolike, jam i sigurt se në vende të tjera çmimet janë dyfish më të shtrenjta. Ohri nuk duhet nënvlerësuar”, tha Marjan Labroski-pronar i objektit gastronomik.

Ekspertët mendojnë se çmimet nuk duhet të rriten ndjeshëm, por duhet punuar për zgjatjen e sezonit turistik, i cili mund të zgjasë 6 muaj. Ekspertët mendojnë se në vend të rritjes së çmimeve, duhet të punohet në zgjerimin e sezonit turistik për të paktën gjashtë muaj të vitit, dhe kështu banorët e Ohrit nuk do të jenë turistë në qytetin e tyre. /Alsat.mk

TË FUNDIT
8 minuta
Siljanovska Davkova i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të ri shqiptar Denion Mejdani
12 minuta
Këta janë drejtorët e rinjë nëpër burgje
44 minuta
Fetai: Jo serioze idena e BDI-së për rajonalizimin e shtetit! E kanë humbur rrugën në oborr
1 orë
Taravari: Deri në fund të vitit, vendime pune edhe për personelin mjekësorë me shkollë të mesme
1 orë
Hetimi për vrasjet Vanja-Zhezhovski ka përfunduar, prokuroria kërkon bashkimin e procedurave gjyqësore

ME TE LEXUARA

16 orë
Dy kosovarë ndalohen në Maqedoni të Veriut për kontrabandim të barnave, kafesë dhe parfumeve
1 ditë
Shkrimi nga Sarajeva që shkaktoi reagime në Kosovë, përmendi dy portalet kosovare se marrin para nga Serbi
4 orë
Në Aeroportin e Shkupit u konfiskuan orë në vlerë të rreth 4.000 eurove (FOTO)
21 orë
Iseni: Do të punoj me përkushtim për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve
16 orë
Spitali i Kumanovës me drejtor të ri

LEXO MË SHUMË

IMG_0044

Siljanovska Davkova i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të ri shqiptar Denion Mejdani

burgu-idrizove

Këta janë drejtorët e rinjë nëpër burgje

IMG_4697

Fetai: Jo serioze idena e BDI-së për rajonalizimin e shtetit! E kanë humbur rrugën në oborr

arben taravari2

Taravari: Deri në fund të vitit, vendime pune edhe për personelin mjekësorë me shkollë të mesme

vanja

Hetimi për vrasjet Vanja-Zhezhovski ka përfunduar, prokuroria kërkon bashkimin e procedurave gjyqësore

policia

Kallëzim penal ndaj tre policëve, gjuajtën me armë zjarri gjatë orarit të punës

arben fetai

“Spiun i Albin Kurtit”, Fetai flet për kritikat për pasurinë e tij: Levica vazhdimisht merret me mua

IMG_4697

Fetai: Do të ndryshojmë ligjin, për një vit të mbyllim 70% të kazinove

ilinden krusheve

Për festën e Ilindenit, Siljanovska-Davkova në Pelincë dhe Prohor Pçinski, Mickoski në Krushevë, Gashi në Shkup

INFO

NA NDIQ