Sot ne komunën e Kumanovës u nënshkrua memorandum bashkëpunimi mes komunës së Kumanovës e përfaqësuar nga kryetari Maksim Dimitrievski si dhe OJQ Pulse of Democracy e përfaqësuar nga kryetari Arbnor Iseni.
Të vetëdijshëm që shoqëria civile është një faktor shumë i rëndësishëm që kontribuon në krijimin e opinionit publik dhe me veprimtarinë tonë ndikojmë në përmirësim të vlerave sociale dhe kohezionin kombëtar, ne do të veprojmë për afirmimin e vlerave demokratike, demokracisë dhe realizimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, sundimin e ligjit dhe përparimin e përgjithshëm shoqëror dhe do të inkurajajojmë vlerat që do të sjellin përparim të përgjithshëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe në Komunën e Kumanovës.