OKB-ja: Situata në Gaza po përkeqësohet në nivel të paparë

INA
INA

10/01/2024

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA), theksoi se situata në Gaza është përkeqësuar në një nivel të paparë dhe i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar për “armëpushim të menjëhershëm humanitar”, transmeton Anadolu.

Në një mesazh të ndarë nga platforma e medias sociale X e UNRWA-së, tërhiqet vëmendja se nuk ka mbetur zonë e sigurt për civilët në Rripin e Gazës e cila ndodhet nën sulmet e Izraelit që arrijnë deri në gjenocid.

“Pothuajse e gjithë popullata e Gazës është zhvendosur me forcë. Familjet kërkojnë siguri në këtë rajon në të cilin nuk ka sigurinë në asnjë vend. Sistemi shëndetësor po rrënohet me shpejtësi. Po shënohet uri dhe përkeqësim në nivele të papara. Njerëzit janë të shtyrë drejt dëshpërimit. Armëpushimi i menjëhershëm humanitar është çështje për jetë a vdekje”, thuhet në mesazh.

Në sulmet e Izraelit që vazhdojnë prej 95 ditësh në Rripin e Gazës, deri më tani përfshirë të paktën 10 mijë fëmijë dhe 7 mijë gra janë vrarë 23.210 palestinezë, ndërsa janë plagosur 59.100 të tjerë.

Ndërsa informohet se mijëra të vdekur ndodhen nën rrënoja dhe se po shkatërrohet infrastruktura civile duke u shënjestruar spitalet dhe institucionet arsimore ku janë strehuar banorët.

Në Rripin e Gazës ku ndihmat humanitare janë të bllokuara nga forcat izraelite, ka mungesë të nevojave themelore si dhe ka vështirësi të mëdha në trajtimin e të plagosurve për shkak të mungesës së ilaçeve dhe të produkteve shëndetësore.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

policia gjermane gjermani

Gjermani: 4 të vrarë nga të shtënat me armë zjarri në një familje

bolton

John Bolton: Nëse Donald Trump fiton, do të dalë nga NATO

gjermani jeta

Janë dyfishuar çmimet e naftës dhe gazit në Gjermani, gjermanët mezi i’a dalin

gjermania-780x470

A po rikthehet shërbimi ushtarak i detyrueshëm në Gjermani?

Aleksej Navalny

Disa orë para funeralit të Alexei Navalny, familja nuk kanë një makinë për të transportuar trupin

Lloyd Austin Llojd

Austin: Nëse Ukraina bie, besoj se NATO do të hyjë në luftë me Rusinë

spitali - Gaza

Masakër në Gaza, forcat izraelite vrasin mbi 100 palestinezë që prisnin ndihmat humanitare

Biden

Biden: Pasoja të rënda për Ukrainën, nëse Kongresi nuk e miraton ndihmën

izrael tel aviv gaza

SHBA po e shqyrton mundësinë që të hedhë me avionë ndihma në Gazë

INFO

NA NDIQ