OKB: Që nga fillimi i luftës në Ukrainë janë vrarë 10.382 civilë

Picture of INA
INA

07/02/2024

Zëvendës Sekretarja e Përgjithshme e OKB-së për Çështjet Politike dhe Ndërtimin e Paqes, Rosemary DiCarlo tha se 10.382 persona janë vrarë dhe 19.659 janë plagosur që nga dita e parë e luftës Ukrainë-Rusi, transmeton Anadolu.

DiCarlo iu drejtua Këshillit të Sigurimit të OKB-së, i cili u mblodh me kërkesë të administratës së Moskës pas sulmit të kryer më 3 shkurt në qytetin Lysychansk të kontrolluar nga Rusia në rajonin Luhansk të Ukrainës dhe i cili u mori jetën 28 personave.

Ajo theksoi se sulmet ruse janë intensifikuar në javët e fundit në rajonet nën kontrollin ukrainas. “Javën e kaluar ka patur rritje në ngjarjet e dhunës dhe kryesisht në rajonin Zaporozhzhia u shënjestruan më shumë se 570 vendbanime. Në sulme humbën jetën 12 civilë dhe 60 persona u plagosën”, tha DiCarlo.

Më tej DiCarlo ndau informacionin se sipas të dhënave të Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR), që nga fillimi i luftës në shkurt 2022, në Ukrainë kanë humbur jetën 10.382 persona, përfshirë 579 fëmijë dhe se 19.659 persona, përfshirë 1.285 fëmijë u plagosën në mënyra të ndryshme.

DiCarlo tha se që nga dhjetori kanë “filluar të rriten përsëri në masë të rëndësishme” humbjet civile në Ukrainë të cilat kishin hyrë në trendin e pakësimit gjatë vitit 2023.

“Duhet të theksoj edhe një herë se sulmet ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile, kudo që ndodhin, janë kundër ligjit ndërkombëtar. Këto janë të papranueshme dhe duhet të ndalen menjëherë”, tha Dicarlo.

Duke kujtuar se lufta në fjalë do të hyjë në vitin e tretë pas rreth 2 javësh, DiCarlo vuri në dukje se ende nuk ka asnjë shenjë se kësaj lufte “po i afrohet fundit”, luftë kjo e cila ka bërë që miliona ukrainas të largohen nga vendi i tyre.

TË FUNDIT
3 orë
"Ziejnë" republikat myslimane brenda Rusisë, pasi Kadyrov deklaroi se tre senatorë rusë donin ta vrisnin
2 ditë
Obama në fushatë, thirrje burrave me ngjyrë që ta përkrahin Harrisin
2 ditë
38 tornado pasuan uraganin ‘Milton’, raportohet për të paktën dhjetë viktima në Florida
3 ditë
Shikoni se çfarë i ndodhë gazetarit nga raportimi gjatë uraganit në Florida (VIDEO)
4 ditë
Mblidhet samiti i tretë ballkanik në mbështetje të Ukrainës

ME TE LEXUARA

3 orë
"Ziejnë" republikat myslimane brenda Rusisë, pasi Kadyrov deklaroi se tre senatorë rusë donin ta vrisnin

LEXO MË SHUMË

kadirov

“Ziejnë” republikat myslimane brenda Rusisë, pasi Kadyrov deklaroi se tre senatorë rusë donin ta vrisnin

barack obama

Obama në fushatë, thirrje burrave me ngjyrë që ta përkrahin Harrisin

uragani milton

38 tornado pasuan uraganin ‘Milton’, raportohet për të paktën dhjetë viktima në Florida

gazetari uragani

Shikoni se çfarë i ndodhë gazetarit nga raportimi gjatë uraganit në Florida (VIDEO)

ukrain-flamuri

Mblidhet samiti i tretë ballkanik në mbështetje të Ukrainës

gaza palestina izrael

GAZA PAS NJË VITI LUFTE: Vdekje, shkatërrim dhe dëshpërim

irani

A testoi Irani bombën bërthamore? Një tërmet shkakton spekulime në rrjet

izrael tel aviv gaza

Izraeli i sfidon të gjithë, në Iran alarm në aeroporte – numërimi mbrapsht për sulmin

erdogan

Erdoğan: Turqia dërgon ndihma në Bosnjë e Hercegovinën e goditur nga përmbytjet

INFO

NA NDIQ