OKB: Situata në Libi shumë shqetësuese

0

Situata mbetet shumë shqetësuese në Libi, me shkelje të shumta të armëpushimit dhe të embargove mbi armët, theksoi sot OKB, një muaj pas konferencës ndërkombëtare në Berlin, që synonte rivendosjen e procesit të paqes në rrugë të drejtë.

“Pavarësisht disa sinjaleve pozitive, situata mbetet shumë shqetësuese në terren”, deklaroi Stephanie Williams, zëvendës e dërguara e OKB-së për Libinë në një konferencë shtypi.

“Armëpushimi është shkelur më shumë se 150 herë, populli libian vazhdon të vuajë, situata ekonomike vazhdon të përkeqësohet”, nënvizoi ajo.

Përfaqësuesit e dhjetëra vendeve u mblodhën në kuadër të Konferencës së Munihut për Sigurinë për të diskutuar rreth arritjeve një muaj pas takimit më 19 janar në Berlin./ATSH