Oliver Jens Schmitt: Kosova është shteti i dytë shqiptar

Oliver Jens Schmitt: Shqipëria nuk është mëmëdheu i Kosovës.

Kosova është shteti i dytë shqiptar. Dhe shqiptarët e Kosovës e dinë vetë se kush është Vuçiqi dhe Tirana, kryeministri i atjeshëm, nuk mund të negociojë në emër të tyre me Beogradin. Kosova e Shqipëria janë dy shtete me një kulturë të përbashkët.

Kjo nuk është përjashtim në Europë. Kultura demokratike në Kosovë është më e zhvilluar se në Shqipëri dhe më pak autoritare se në Tiranë. Te kosovarët ekziston një kulturë e vetëorganizimit.

Politika e Millosheviqit synonte një Kosovë pa shqiptarët. Gjysma e popullsisë u dëbua nga paramilitarët dhe policia serbe. Vullneti i palës serbe për të shkatërruar shoqërinë shqiptare të Kosovës ishte i qartë.

Albin Kurti ka të drejtë kur tha se Serbia ka nevojë për një Willy Brandt që bën një gjest kërkimfaljeje. Serbia ishte vendi që nisi luftërat në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë. Serbia deshi Serbinë e Madhe. Kosovarët nuk e kanë nisur këtë luftë. (Burimi: A Krasta Show)