Oliver Spasovski: Ajo çfarë po ndodh në Sllupçan, e patolerueshme

ina-online
ina-online

27/07/2023

Policia është duke vepruar gjithmonë kur janë përmbushur autorizimet ligjore për veprimin e saj. Edhe sot në mëngjes policia pati intervenim, megjithatë gjithmonë kur për këtë ka arsye dhe në bazë të vlerësimeve të bëra“, tha ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në foltoren e Kuvendit rreth ngjarjeve në Sllupçan dhe në disa vende në Likovë ku banorët nuk u lejojnë ekipeve të EVN-së të punojnë në rrjet.

“Lidhur me atë që po ndodhë jo vetëm Sllupçan, por edhe në disa vende në Likovë, është gjendje e cila, sipas meje, është e palejuar dhe në këtë pjesë absolutisht jo njëherë por disa herë ka vepruar policia e shtetit së bashku dhe në bisedim me institucionet madje edhe me pushtetin lokal”, tha Spasovski, në përgjigjen e pyetjes së deputetit Borisllav kërmov nga E Majta.

Ai shtoi se e gjithë situata në Sllupçan do të përfundojë, megjithatë, siç tha, nuk duhet të përfundojë me ngritjen e tensioneve.

“Së pari, në territorin e Komunës së Likovës ekzistojnë disa stacione policore që punojnë çdo ditë dhe kjo tregon se kontrolli dhe bashkëpunimi i plotë i qytetarëve është në nivel të lartë, sikurse është në komunat tjera të vendit. Edhe në Sllupçan e gjithë kjo situatë do të përfundojë, por nuk duhet të përfundojë me vlimin e atmosferës dhe ngritjen e tensioneve, sepse askujt nuk i shkon për shtat rritja e tensioneve që mund të kthehen në tensione ndëretnike. Bëhet fjalë për persona që nuk duan t’i kryejnë obligimet, gjegjësisht të paguajnë, dhe për këtë duhet të mbajnë përgjegjësi dhe pasoja. Të gjithë atyre qytetarëve që morën pjesë në bllokada dhe q u rezistuan zyrtarëve do t’u dorëzohen parashtresa përkatëse dhe do të mbajnë përgjegjësi për këtë”, tha Spasovski.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

bdi

Kryesia qendrore ia delegon kompetencat, Ali Ahmeti do të vendos për koalicionet parazgjedhore

Arbnor-Maliqi-LD-1130x635-1

LD: Mos nënçmohen studentët

LEN lidhja evropiane per ndryshim

LEN kërkon nga pushteti përgjigje: A është i përfshirë Lupço Palevski edhe në organizimin e rastit të montuar “Monstra”?!

besa

Lulzime Ameti: Vendbanimet shqiptare pa autostrada, Qeveria prioritet kazinot

kufi-bllace

Vikendi i zgjatur, shkakton kolona kilometërshe në kufirin e “Bllacës”

Talat Xhaferi

Xhaferi: Festat kombëtare na tregojnë se duhet të ruhet trashigimia shpirtërore

Carshia-e-Shkupit

Maqedoni/Hoxhallarët para politikanëve, besim i ulët në institucionet e shtetit

grabitja

Arrestohet shkupjani që grabiti një barnatore në Shkup

LSDM SDSM

LSDM akuzon Mickoskin për fshehje të informacioneve në rastin e vrasjes së dyfishtë

INFO

NA NDIQ