Olta Gixhari shkon në ‘strofkullën e ujkut’: Shkodra është e të gjithë shqiptarëve

INA
INA

17/10/2023

Shkodranët i kanë rezervuar një pritje madhështore premierës së filmit “Në kuadër të dashurisë”, filmit të prodhuar nga TopMedia.

Kinema “Milenium” ishte shumë e vogël dhe artdashësit shkodranë pritën në rrugë aktorët, duke duartrokitur fort protagonistët e filmit, Olta Gixharin dhe Luiz Ejllin.

Ndërkohë që Luizi ka qënë i pa shoqëruar nga Kiara, Olta ka bërë një paraqitje të veçantë, duke zgjedhur përkrah saj, Amarin, djalin e saj.

Pavarësisht se e kanë përqafuar dhe mirëpritur praninë e Oltës, sërish aktorja është ngacmuar nga mediat shkodrane, ku njëra prej tyre i ka drejtuar pyetjen se si ndihet në strofullën e ujkut, duke iu referuar faktit se është në vendlindjen e Luizit.

Gazetari: Si ndiheni po themi në “strofullën e ujkut?

Olta Gixhari: “Ndihem shumë mirë. Unë erdha me shumë dashuri. Shkodra është qyteti i të gjithë shqiptarëve sikurse është edhe i imi sigurisht. Edhe i dua shumë shkodranët. Më kanë shkruar shumë, e di që shumë prej tyre më kanë mbështetur dhe vazhdojnë të më mbështesin. Ju jam shumë mirënjohëse. Faleminderit”.

Gazetari: Kur thua që i dua shumë shkodranët, e përjashton Luizin?

Olta Gixhari: Jo, nuk përjashtoj asnjë.

Kujtojmë që në premierën e filmit, ishin të pranishme edhe figura të qytetit mes tyre edhe “Mjeshtrit e Mëdhenj”, Zyliha Miloti, Besnik Cinari dhe Frederik Ndoci.

Ky i fundit së bashku me Luizin kënduan së bashku për publikun shkodran.

“Zëri mjaft i bukur”, e komplimentin Frederik Ndoci Luizin.

“Jemi rritur me këto këngë gjithmonë. Faleminderit që jetoni. Jemi me fat që jetojmë në kohën tuaj, na keni rritur”, thotë Luizi.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

kiara koncert luizi

Kiara në koncertin e Luizit, këndon edhe ajo (video)

Olta Gixhari

Veprimi i Oltës tregon të kundërtën për ndarjen e Sarës dhe Ledrit (FOTO)

kiara5

Ish-banori i Big Brother i kërkon falje publike Luizit dhe Kiarës!

Screenshot_2023-11-29-13-25-07-943_com.facebook.katana-edit

Kejvina befason Kiarën dhe Luizin në shtëpi (video)

mc kresha capital t

Lansohet “Legendary” nga Capital T dhe MC Kresha

noizy

“M’u desh të krijoja një bandë, u largova për jetesë më të mirë”, Noizy flet për vitet e para në Angli

dea-mishel-premiera

Dea Mishel poston foton unike, vizaton flamurin në buzë

rumunja prekaz

Rumunja që këndoi “Mora fjalë”, viziton Prekazin

gani kader

“Hajde kap veshin e shko flej në gjumë se ke pirë shumë” – Kader Kicaj në një debat me Gani Gërminë

INFO

NA NDIQ