Onkologjia: Akuzat nga Mickoski janë të pabaza dhe të gabuara, nuk bëhet fjalë për kurrfarë zbulimi ose skandali të ri

Picture of INA
INA

03/11/2023

Absolutisht nuk bëhet fjalë për kurrfarë zbulimi ose skandal të ri i cili ishte publikuar nga ana e Hristian Mickoski. Akuzat dhe dokumentet të cilët ishin publikuar janë pjesë e dokumentacionit i cili që nga fillimi u janë dorëzuar të gjitha organeve hetuese. Dokumentacioni i njëjtë i është dorëzuar në tërësi edhe Komisionit Anketues, thuhet në reagimin e Klinikës së Radioterapisë dhe Onkologjisë në Shkup për akuzat e thëna nga lideri i VMRO-DPMNE-së në konferencën e djeshme për media.

“Sa i përket akuzave konkrete, dëshirojmë t’i hedhim poshtë plotësisht akuzat. Së pari, për furnizimin e parakohshëm të ilaçeve dhe akuzat se referencat negative nuk u janë dhënë qëllimisht kompanive të furnizimit, faktet janë si më poshtë. Klinika tërheq sasi të ilaçeve nga furnitorët, kryesisht në baza mujore. Për shkak të nevojave të shtuara dhe pacientëve të rinj, shpesh ndodh që shumat e tërhequra të shpenzohen më shpejt dhe të shpenzohen më herët se sa ishte planifikuar. Në këto raste, furnitorëve u duhet kohë për të ofruar sasi të reja. Kjo nuk mund të jetë objekt i referencës negative. Arsye shtesë për disa barna është mungesa globale apo rajonale, e cila është dukuri e zakonshme gjatë dhe pas pandemisë”, thuhet në reagimin e ISH KU e Radioterapisë dhe Onkologjisë – Shkup.

Si të pabazë dhe të gabuar, nga Onkologjia e vlerësojnë akuzën se në Klinikë janë furnizuar ilaçe në rezerva. Thonë se sasia për të cilën akuzohet se ishte tepricë e rezervave, jo vetëm që nuk është rezervë por ishte nevojë dhe është në sasi për një numër të vogël të pacientëve, edhe atë nga njëri ilaç vetëm për 9 pacientë nga ilaçi tjetër për 5 pacientë.

“Për njërin nga ilaçet (Abirateron) aspak nuk ka pasur rezerva dhe na vjen keq që me informacione të tilla të pasakta manipulohet publiku. Praktika e tillë e menaxhimit me ilaçet e KURO është e nevojshme dhe e duhur që të mos ketë vonesa në dhënien e terapisë, derisa të përfundojnë procedurat për furnizime të reja. Edhe një herë bëjmë thirrje dhe lusim që të ndërpritet politizimi i procesit gjyqësor dhe njollosja e Klinikës. Klinika është transparente dhe është e hapur për të gjitha institucionet për këtë rast, duke përfshirë edhe Komisionin Anketues. Prezantimet e tilla politike për manipulimin e dokumentacionit i cili nuk është fshehtësi, e as që është fshehur janë vetëm përpjekje për keqpërdorim të KURO-s për qëllime politike ditore”, qëndron në reagimin e Klinikës së Radioterapisë dhe Onkologjisë në akuzat e djeshme të liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski.

TË FUNDIT
2 orë
Këto janë të përzgjedhurit për drejtorë nga ASH e Taravarit në Kumanovë
4 orë
Ali Ahmeti: Beteja për legjitimit dhe dinjitet në çdo vendbanim dhe institucion
4 orë
Kasami: VLEN po shkon drejt bashkimit të strukturave
4 orë
Mickoski edhe djalin e kishte me vete në Amerikë, kush i’a pagoi harxhimet?!
6 orë
Taravari: Ahmeti di të veprojë si opozitar i vërtetë

ME TE LEXUARA

2 ditë
Po vijnë mërgimtarët, ja si është gjendja nëpër kufij (LIVE)
9 orë
“Unë e urrej Donald Trump”/ Kush është 20-vjeçari që qëlloi me armë ish-Presidentin e SHBA-ve, video-mesazhi që ndau pak kohë më parë
1 ditë
26 zjarre në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut
2 orë
Këto janë të përzgjedhurit për drejtorë nga ASH e Taravarit në Kumanovë
20 orë
Shërbimi Sekret Amerikan: Trump është i sigurt. Nisin hetimet
1 ditë
Mickoski: Marrëdhëniet e mira fqinjësore janë rrugë me dy kahje, pyetja e vërtetë është pse Greqia nuk e respekton Marrëveshjen e Prespës

LEXO MË SHUMË

arben taravari kumanove

Këto janë të përzgjedhurit për drejtorë nga ASH e Taravarit në Kumanovë

Ali Ahmeti fronti

Ali Ahmeti: Beteja për legjitimit dhe dinjitet në çdo vendbanim dhe institucion

IMG_4361

Kasami: VLEN po shkon drejt bashkimit të strukturave

IMG_4362

Mickoski edhe djalin e kishte me vete në Amerikë, kush i’a pagoi harxhimet?!

IMG_4360

Taravari: Ahmeti di të veprojë si opozitar i vërtetë

IMG_4359

Mexhiti për tubimin e BDI-së: Po bëjnë si “pula pa kokë”

IMG_4356

Mblidhet Trupi Koordinues Politik i VLEN, ja çfarë u vendos

IMG_4355

Dëshmitari: Paralajmërova sigurinë e Trump për qitësin mbi çati: Po mendoja se pse nuk ndërhynë?

trump sulm

Çfarë Trump i tha sigurimit pak sekonda pasi u qëllua

INFO

NA NDIQ