“Open “Balkan” ende mbahet gjallë, Kovaçevski në Beograd, Rama nuk shkoi por foli me video-mesazh

Picture of INA
INA

17/11/2023

Maqedonia e Veriut ende po e mban gjallë projektin “Open Balkan”, i cili kishte nisur në tetor 2019  me një takim në Serbi mes presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

Projekti më pas u mbështet nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe kryeministri i saj Zoran Zaev. Vazhdimësia vijoi me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, i cili nuk po heq dorë nga ky projekt dhe se është pjesë e aktiviteteve që po zhvillohen në Beograd.

Ndërkohë, kryeministri shqiptar, Edi Rama edhe pse nuk ishte i pranishëm në Beograd, pasi që e shpalli të vdekur këtë projekt, ai dje pati një paraqitje me video porosi nga Tirana, duke folur për këtë projekt.

Aktivitetet për “Ballkanin e Hapur” që prej dje po zhvillohen në Beograd kanë në qendër të vëmendjes Panairin e dytë për verë, ushqim dhe turizëm i njohur si  “Vizioni i verës i Ballkanit të Hapur”. Përpos Kovaçevskit dhe Ramës, kësaj ceremonie iu bashkua edhe presidenti malazez, Jakov Milatoviq. Panairi i verërave po mbahet nën patronatin e Qeverive të Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë, ku janë provuar verëra të prodhuesve të të dyja vendeve.

Kovaçevski sot pritet të takohet me homologen nikoqire, Ana Bërnabiq, ndërsa ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoja Boçvarski do të nënshkruajë Memorandum për bashkëpunim për vendosjen e rrjetit hekurudhor me performanca të larta me ministrin e Ndërtimtarisë, Trafikut, dhe Infrastrukturës së Republikës së Serbisë, Goran Vesiq. Edhe ky projekt po promovohet si pjesë e “Ballkanit të Hapur”. (INA)

 

TË FUNDIT
11 orë
Bajrami: Është një ëndërr të luaj për Shqipërinë, Italia ekip i madh
12 orë
Kuqezinjtë munden me përmbysje nga Italia
13 orë
Italia në epërsi në pjesën e parë, Shqipëria e para tundi rrjetën
13 orë
Goli i Bajramit ndaj Italisë, më i shpejti në histori të Evropianeve (VIDEO)
15 orë
Alternativa vendosi për emrat e ministrit dhe zëvendësministrave, ja kush janë? (FOTO)

ME TE LEXUARA

1 ditë
Samiti i Paqes për Ukrainën, presidentja Siljanovska niset sot për në Zvicër
19 orë
Nga Broja e Asllani te Ramadani e Abrashi – vlera e futbollistëve të Shqipërisë
1 ditë
Ballkan: historia përsëritet (dhe Evropa kthen kokën nga ana tjetër)
19 orë
“Kur të thotë gjermani aty hahet më mirë” – Rama befasohet nga restoranti i shqiptarëve në Gjermani
1 ditë
Kreu i BFI-së uron myslimanët për Kurban Bajramin: T’i kthehemi shpirtit, moralit e familjes

LEXO MË SHUMË

bajrami

Bajrami: Është një ëndërr të luaj për Shqipërinë, Italia ekip i madh

bajrami gol

Kuqezinjtë munden me përmbysje nga Italia

bajrami

Italia në epërsi në pjesën e parë, Shqipëria e para tundi rrjetën

Goli i Bajramit ndaj Italisë, më i shpejti në histori të Evropianeve (VIDEO)

alternativa

Alternativa vendosi për emrat e ministrit dhe zëvendësministrave, ja kush janë? (FOTO)

shqiperi itali

Ja kush do ta fitojë ndeshjen Itali-Shqipëri sipas sondazhit të UEFA-s

shqiptarja fustan

“Si shqiponjë në stadium”, fustani i vajzës nga Prishtina rrëmben vëmendjen në Dortmund

edi rama

“Kur të thotë gjermani aty hahet më mirë” – Rama befasohet nga restoranti i shqiptarëve në Gjermani

kombetarja shqiptare shqiperia

Nga Broja e Asllani te Ramadani e Abrashi – vlera e futbollistëve të Shqipërisë

INFO

NA NDIQ