OpenAI raportohet se ju ka thënë investitorëve se planifikon të tarifojë 22 dollarë për shërbimet e avancuara të ChatGPT deri në fund të vitit.
Kompania planifikon që në mënyrë agresive të rrisë çmimin në pesë vitet e ardhshme deri në 44 dollarë.
Sipas disa dokumenteve të shikuara nga The New York Times, OpenAI kishte 300 milionë dollarë të ardhura në muajin Gusht dhe pret që të arrijë deri në 3.7 miliardë dollarë shitje deri në fund të vitit.
Po shpenzime të ndryshme si pagat, qiratë dhe kostot operacionale do ti kushtojnë kompanisë 5 miliardë dollarë humbje këtë vit.
Fatmirësisht OpenAI një investim i ri prej 7 miliardë dollarësh do ta vlerësojë kompaninë me 150 miliardë dollarë. Gjithashtu OpenAI është në proces për tu shndërruar nga një organizatë jo-fitimprurëse në një kompani fitimprurëse.
Modeli i biznesit që aplikon i lejon që të krijojë më shumë hapësira për investime të reja. /PCWorld Albanian