OpenAI pranon se GPT-4 mund të jetë më i keq në disa detyra pasi përdoruesit u ankuan se ky model është ‘më dembel’

INA
INA

03/08/2023

OpenAI, kompania e cila e krijoi ChatGPT-në, bëri të ditur se performanca e GPT-4shit mund të jetë me e keqe në disa detyra, teksa përdoruesit janë ankuar duke thënë se modeli i ri është më “dembel” dhe “më pak i mençur” në krahasim me modelet e kaluara.

“Përderisa shumica e metrikës është përmirësuar, mund të ketë disa detyra ku performanca mund të jetë më e dobët”, ka deklaruar OpenAI përmes një postimi në blog, përmes të cilit i prezantuan përditësimet e reja.

Përdoruesit e GPT-4 kanë filluar të ankohen javët e fundit për një performancë më degraduar në krahasim me aftësitë e mëparshme të këtij modeli të chatbot-it, raporton Business Insider.

Disa shprehën zhgënjimet e tyre në Twitter dhe në forumin online të zhvilluesve të OpenAI-t rreth çështjeve që përfshijnë logjikën e dobësuar, përgjigjet më të gabuara, humbjen e gjurmës së informacionit të dhënë, vështirësinë në ndjekjen e udhëzimeve, harrimin e shtimit të kllapave në kodin bazë të softuerit dhe kujtimin vetëm të kërkesës më të fundit.

“Versioni actual i GPT-4 është zhgënjyes”, shkroi një zhvillues që përdor GPT-4 për ta ndihmuar atë të kodojë funksionet për faqen e tij të internetit.

“Është njësoj si të ngasësh një Ferrari për një muaj dhe papritmas ai kthehet në një kamionçinë të vjetër. Nuk jam i sigurt se dua të paguaj për të”, shtoi ai.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

openAI

A është Gemini i Google “më i zgjuar” se ChatGPT i OpenAl?

mira murati

Çfarë lloj marrëveshjeje për inteligjencën artificiale arriti BE-ja

Internet-Safe-Day

6G po vjen në iPhone: Apple nuk heq dorë nga modemet e veta

apple-iphone-15-pro-3

iPhone 19 me një risi që telefonat Android e kanë pasur prej vitesh

messenger

Meta do të lansojë veçorinë ‘end-to-end encryption’ për bisedat në Messenger

wikipedia

Këto ishin temat më të kërkuara në Wikipedia këtë vit

whatsapp-main-600x360

WhatsApp së shpejti do të mundësojë ndarjen e imazheve dhe videove me kualitet origjinal

meta-logo-1

Meta anulon mundësinë për të biseduar me miqtë nga Facebook në Instagram

Bitcoin

Bitcoin vendos rekord të ri vjetor duke kapërcyer vlerën e 43 mijë dollarëve

INFO

NA NDIQ