Operacion antiterror në Barcelonë

0

Anëtarët e forcës policore rajonale katalane (Mossos d’Esquadra) kanë bërë të paktën 17 arrestime në një operacion të gjerë kundër një grupi terrorist të dyshuar të xhihadistëve në qytetin e Barcelonës dhe një qyteti tjetër në afërsi të saj.

Mossos konfirmoi në Twitter të martën pasdite se operacioni i quajtur ‘Caso Alexandria’ është finalizuar me arrestimin e 17 personave të dyshuar si xhihadistë.

Të paktën 13 nga arrestimet u kryen në Barcelonë, ku edhe u zhvilluan 5 nga 6 kërkimet.

Të arrestuarit akuzohen për terrorizëm, si dhe veprat penale kundër pronës, veprat penale të shëndetit publik dhe pjesmarrje në organizatë kriminale.

Grupi xhihadist me sa duket po përgatitej për të kryer një sulm terrorist. Gazeta katalunase La Vanguardia raportoi se “bërthama e fortë” e rrjetit përbëhej nga 5 algjerianë, të cilët kanë precedent të mëparshëm kriminalë për vjedhje, grabitje me dhunë dhe trafik droge në Barcelonë.