Opozita shqiptare propozon kandidatin për anëtar të KSHZ, ja kush është? (FOTO)

ina-online
ina-online

07/11/2023

Abdush Demiri është kandidati i bllokut opozitar shqiptar “Lëvizja Evropiane për Ndryshim” për anëtar të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ).

Këtë e bëri të ditur në emisionin “Top Tema” në televizionin Telma, kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, përcjell INA.

Sipas tij, kandidati i tyre i plotëson kushtet dhe do të aplikojë për shpallje. Mexhiti nënvizoi se ajo pozitë në KSHZ duhet të plotësohet sa më shpejt që, siç tha ai, të ndalen spekulimet se Qeveria po përgatit zgjedhje të padrejta.

“Vetë fakti që është kërkuar mendim nga një komision në Kuvend për të përcaktuar se kujt i takon ai vend, do të thotë se po përgatitet një skenar”, tha Mexhiti, duke shtuar se qëllimi është që ata të jenë jashtë fushatës mediatike dhe të mos kenë anëtarë në komisione zgjedhore.

Pas emërimit të Krenar Logës nga Aleanca për Shqiptarët si ministër i Drejtësisë, një vend në KSHZ ka mbetur vakant, i cili duhet të plotësohet nga një përfaqësues i opozitës.

Demiri është sekretar gjeneral i Lëvizjes Besa. Ai gjatë pjesëmarrjes së kësaj partie si pjesë e pushtetit ishte emëruar drejtor i Agjencisë për Punësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut.(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

kercove

Digjet një shtëpi në Kërçovë, humb jetën një 79-vjeçar

shkolla-nxenes-780x439-1

Zgjidhet problemi me nxënësit shqiptarë në Çashkë të Velesit, filloristët ndjekin mësimin në shqip

stoilkovski

Stoilkovski lë në pikëpyetje pjesëmarjen e VMRO në Qeverinë teknike

Xheladin-Murati-780x470-1-696x419

Murati me kritika të ashpra për politizimin e arsimit

kkk

Spitali Klinik i Tetovës pranon donacion mbi 1 milion euro nga kompania Ecolog (VIDEO)

pazar-treg-shkup-1

Masat anti-krizë, masa populiste për vota në zgjedhje

xhelo

Murati me kritika të ashpra për politizimin e arsimit

vmro

VMRO: Me Talatin kryeministër, bëhet “BDI-zimi” i Maqedonisë

Krenar Lloga

Lloga: Presim që Palevski të ekstradohet sa më shpejtë! 

INFO

NA NDIQ