Opozita maqedonase edhe sot protesta dhe bllokada në 20 qytete

0

Opozita maqedonase e udhëhequr nga VMRO-DPMNE edhe për sot ka paralajmëruar protesta dhe bllokada në thuajse 20 qytete.

Kjo u bë e ditur mbrëmë nga kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski përmes një postimi në facebook.

Sipas tij, kryeministri Zoran Zaev lidhur me kontestin me bullgarët, po tregton me identetin, gjuhën dhe historinë maqedonase.

Ai sërish bëri thirrje që kryeministri të jap dorëheqje dhe ti hap rrugë formimit të një Qeverie të re. “Populli po zgjohet, protesta tani, për të mos u bërë vonë”, ka shkruar Mickoski.(INA)