Opozita në Shqipëri kërkon zgjedhje të parakohshme dhe qeveri teknike

0

Opozita në Shqipëri kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama pas dështimit të hapjes së negociatave. Kreu I opozitës Lulzim Basha tha se Shqipëria duhet të njekë shembullin e Maqedonisë së Veriut, të shkojë në zgjedhje të parakohshme dhe të ketë një qeveri të re, që do të vazhdojë negociatat me BE-në. “Është koha qe qeveria te ndjekë shembullin e Maqedonisë së Veriut, të marrë përgjegjësitë për dështimet e saj dhe t’ia kthejë mandatin popullit shqiptar. Me një qeveri të re, legjitime që drejton procesin e negociatave, përparimi është i mundur. Na duhet një qeveri e re që të vazhdojë negociatat me BE-në, një qeveri e dalë nga zgjedhje të lira dhe të ndershme- deklaroi Lulzim Basha, kryetar i PD-së. Ndërkohë kryeministri Rama i ka hedhur poshtë të gjitha mundësitë për zgjedhje dhe se nuk do ta ndjekë shembullin e Shkupit, por do të punojë në drejtim të reformave.