Opozita shqiptare: BE-ja reagon, ndërsa Ali Ahmeti neglizhon dhe nënçmon. Kjo është situata reale që del nga ndryshimet në Kodin Penal

Picture of INA
INA

23/09/2023

Fronti opozitar shqiptarë para selisë së BE-së në Shkup i ka shprehur përkrahjen misionit të BE-në qëndrimin e tyre kundrejt ndryshimeve të fundit të Kodit Penal.

Ata thonë se edhe vetë ambasadori i Be-së ka reaguar për përdorimin e flamurit të BE-së për ndryshimet në Kodin Penal dhe se BE-ja e konsideron të papërshtatshme këtë, duke shpjeguar se kjo është një çështje që kërkon diskutim, aq më shumë që këto ndryshime janë rrezik për shtetin e së drejtës përderisa e hapin rrugën e rritjes së mosndëshkimit.
“Megjithatë, si kundërpërgjigje për Brukselin, është deklarata e Ali Ahmetit para disa ditëve kur tha se “edhe Brukseli edhe Uashingtoni, kur të hyjnë në analizë më të thellë, do t’i kuptojnë arsyet. Jemi në proces screening-u dhe ndryshimet në drejtësi janë një prioritet”. Kjo përgjigje e tij jo vetëm që e fyen inteligjencën e qytetarëve dhe inteligjencën e Komisionit Evropian, por zbulon se keqpërdorimi është bërë kryefjala i këtij subjekti. Për faktin se është keqpërdorur flamuri Eropain nuk jemi aspak të çuditur. Ne tashmë jemi mësuar që të keqpërdoren flamujt në realizimin e qëllimeve të tyre dhe kjo ndodh për dekada me radhë. Ata e keqpërdorën flamurin shqiptar për të manipuluar me shqiptarët se e duan interesin e tyre, siç ishte edhe manipulimi me idenë e kryeministrit shqiptar, që tash të deklarojnë se ka mbaruar koha e patriotizmit, për të kaluar pastaj në ndryshimet në Kodin Penal, sepse kjo qenka e nevojshme për reformat në drejtësi dhe këtë na e kërkuaka BE-ja. E tash kur edhe vetë BE-ja ka reaguar negativisht ndaj këtij ndryshimi, ata përsëri dalin të manipulojnë duke thënë se “mos u shqetësoni, sepse BE-ja e SHBA-ja nuk e kanë kuptuar mirë arsyen e atij ndryshimi në Kodim Penal dhe nuk e dinë sa i rëndësishëm është ky ndryshim”. Ofendim më të madh BE-së dhe SHBA-së, në këto 20 vjetët e fundit, nuk u ka bërë askush”, thuhet në reagimin e Alternativës, Besës dhe Lëvizjes Demokratike.
Ata kanë pyetur se cilat ministra të Ahmetit e të kësaj qeverie janë më të mirë në analizën se çka është e mirë për drejtësinë sesa ekspertët e BE-së nëse vërtet janë aq të mirë për t’i vlerësuar ndryshimet e nevojshme?
“Ku ishin ata për 20 vjet që e lanë të çalojë në këtë mënyrë drejtësia në vend? Cili flamur e ka radhën të manipulohet? A është koha që Europa të marrë leksione nga “ekspertët” e LDSM-së, BDI-së dhe ASH-së analizat në sistemin e drejtësisë? Edhe sa ndryshime jorelevante do të bëhen nën flamurin europian?
Këto janë pyetje që mbase “eksperti i integrimit europian”, z. Ali Ahmeti, mund të përgjigjet në ditët në vijim” thuhet në reagimin e frontit opozitar shqiptarë.(INA)

TË FUNDIT

Çfarë po përgatit produksioni për Gjestin dhe Eglin? Dyshimet e Jul Dedës

Kreu i BDI-së në Reçicë nënshkruajnë deklaratat për veting dhe reformë gjithëpërfshirëse

Mexhiti: Ligji për “Branitellat” ka kaluar disa herë në kohën e BDI-së

Taravari thotë se Grubi do të kthehet shpejtë: Është afër

5 mijë objekte të ndërtuara pa leje presin të legalizohen në Kumanovë

Rokas: Reforma në gjyqësi është nëna e të gjitha reformave

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË