Opozita shqiptare bojkoton Kuvendin, derisa nuk zgjidhet anëtari i tyre në KSHZ

ina-online
ina-online

05/01/2024

Opozita shqiptare prej sot nuk do të marrë pjesë në Kuvend derisa të zgjidhet anëtari i tyre në Komisionin Shtetëror Zgjedhor (KSHZ).

”Nga sot do ta bojkotojmë punën në Kuvend derisa të vijë në rend dite anëtari ynë i KSHZ-së. Sot jemi këtu të deklarojmë se durimi jonë është nga fundi ne i apeluam kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi që mos ta uzurpojë të drejtën e opozitës që të jetë e përfaqësuar në KSHZ, por përkundër kësaj BDI shpik pengesa si të krijojë parakushte për manipulimin e procesit zgjedhor në mënyrë që ta zbusë humbjen që do t’i ndodhë më 8 maj”, deklaroi deputetja Safije Sadiki nga Alternativa si pjesë e Lidhjes Evropiane për Ndryshim (LEN).

Sipas opozitës, sikur të mos u mjaftojnë punësimet partiake, tenderët e montuar, presionet ndaj gjykatësve, portalet partiake, trysnia ndaj të gjithë atyre që nuk mendojnë si ata, e tash u ka mbetur syri edhe te vendi ynë në KSHZ.

“Prandaj ne jemi këtu që të deklarojmë se prej sot grupi parlamentar i Lidhjes Europiane për Ndryshim nuk do të marrë pjesë në punën e Kuvendit, gjithnjë derisa kandidati ynë për KSHZ, Abdush Demiri, nuk do të vihet në rend dite në seancë plenare. Ky është vetëm hapi i parë. Ne presim që edhe opozita maqedonase t’i mbetet besnike deklarimit se do ta braktisin KSHZ-në nëse opozita shqiptare nuk e merr anëtarin e saj në KSHZ. Në të vërtetë, mbrojtja e të drejtës sonë për antëtar të KSHZ-së nuk është vetëm interes i yni politik, por kështu mbrohen fondamentet për zgjedhje të lira, të drejta dhe demokratike. Prandaj, për ne e kotë do të jetë edhe qeveria teknike nëse KSHZ-ja mbetet e pakompletuar ose raporti i anëtarëve aty mbetet 5:2 në favor të pushtetit”, theksoi Sadiki.

Sipas saj, nëse edhe pas kësaj kjo shumicë dhe kryetari i Kuvendit vazhdojnë ta sabotojnë të drejtën tonë për anëtar të KSHZ-së, ne do të jemi të detyruar t’i ashpërsojmë masat e kundërshtimit.

” Se a do t’i bllokojmë vendvotimet në Çair dhe në Tetovë apo do të ketë ndonjë masë edhe më radikale, këtë do ta shqyrtojmë brenda koalicionit, por derisa kjo shumicë sillet me arrogancë ndaj një të drejte ligjore, ndërsa institucionet e drejtësisë e bëjnë të shurdhëtin, ne nuk ndjejmë më asnjë detyrim ndaj askujt. Vetëm një gjë duhet ta dinë të gjithë – ne për asnjë çmim nuk do të lejojmë mbushje të kutive. Le t’ia mendojë ky pushtet se kush humb nga kjo! Nëse dikujt i konvenon krizë politike dhe tensione, le të dihet se shkaktari i asaj gjendjeje do të jetë qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Që këtu u apelojmë edhe aleatëve tanë strategjikë, SHBA-së dhe shteteve të BE-së, që ta ndalojnë këtë uzurpim të KSHZ-së, që e imponon BDI-ja, e cila duke dashur të shpëtojë nga humbja, dëshiron të shkaktojnë tensione, ndërsa fajin t’ia lërë dikujt tjetër. Kjo metodë nuk kalon më. Është turp për një vend anëtar të NATO-s, i cili pret t’i fillojë negociatat për aderim në BE, ta problematizojë një çështje kaq të qartë dhe të ligjshme vetëm për shkak se BDI-ja nuk dëshiron të shkojë në opozitë.
Sidoqoftë, Lidhja Europiane për Ndryshim do të fitojë me ose pa anëtarin në KSHZ. Ne sigurisht nuk do të lejojmë që të vidhet vullneti i qyetarëve dhe do ta mbrojmë secilën votë me jetën tonë, por le ta dinë ata se as kjo përpjekje nuk i shpëton nga humbja. Së pari do t’i mundim e pastaj do t’i dënojmë për këto shkelje ligjore”, theksuan nga LEN. (INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

shqiptar-mal i zi

Shqiptari i vrarë sot në Mali të Zi, kishte kërkuar statusin e dëshmitarit, ka ofruar informacione për disa vrasje

Bilall Kasami

Kasami: Rikonstruimi stadiumit do të fillojë në muajin mars

policia-1-1-1392x766

Humbet ky papagall në Shkup, kush e gjen merr shpërblim prej 1000 euro

scholz-shulc-olaf

Gjermania nuk do të dërgojë trupa tokësore në Ukrainë

Bujar-Osmani2-1-650x400-1

BDI: Bujar Osmani është kandidati i parë i konfirmuar për President të shtetit

vmro

OBRM-PDUKM: Spasovski dhe Kovaçevski, Maqedoninë e kanë shndërruar në Kolumbi

kandidatet per president

Osmani i mblodhi nënshkrimet për president, edhe pak ju duhen Taravarit, Dimitrievskit dhe Vankovskës

zjarr cair

Dalin pamje nga zjarri në kafenenë “Baron” në Çair të Shkupit

daniel server

Serwer për Vuçiq-in: Dëshiron të mbajë hapur opsionin ushtarak në Kosovë

INFO

NA NDIQ