Opozita shqiptare kërkon vend në KSHZ/Zendeli: Taravari blen kohë, tërheqë vëmendjen nga dështimet në qeverisje

INA
INA

29/09/2023

Opozita shqiptare këmbëngulë se Aleanca për Shqiptarët duhet ta lirojë vendin e anëtarët në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, pasi ASh tashmë është pjesë e Qeverisë, ndërsa në KSHZ po mban vendin e opozitës. Deputeti i Lëvizjes Besa, pjesë e opozitës së bashkuar shqiptare, Fadil Zendeli, shprehet se është shumë e qartë se si ndahen vendet në atë Komision.

“Në Kodin Zgjedhor shumë qartë është e definuar se si ndahen vendet e anëtarëve të KSHZ-së, 3 anëtarë të KSHZ i kanë partitë opozitare dhe 4 anëtarë kanë partitë që janë në pushtet. Kjo është ndarja dhe mbi bazën e kësaj ka 1 vend që është bosh në pjesën që i takon opozitës”, tha Fadil Zendeli, deputet L.Besa.

Zendeli thotë se tashmë kanë marrëveshje politike mes bllokut opozitar shqiptar dhe opozitares VMRO-DPMNE që ai vend në KSHZ tu takojë partive opozitare shqiptare, andaj kanë nisur edhe nismë kuvendore që në mbledhjen e ardhme të jetë pikë e rendit të ditës. Ky reagim i Zendelit vjen pas deklaratave të djeshme të kreut të ASH-së, Arben Taravari, i cili tha se nuk po mendojnë ta lëshojnë vendin e anëtarit në KSHZ.

“Ne parimisht ende nuk kemi vendosur në zgjedhje si do të shkojmë, por me probabilitet të madh ASH do të shkojë vet në zgjedhje, në atë rast pse të mos e ketë anëtarin e vet në KSHZ”, tha Arben Taravari, kryetar ASH(28.09.2023).

Për këtë, Zendeli u shpreh se kreu i ASH-së vetëm po përpiqet të blejë kohë.

“Deklaratën e Taravarit e kuptoj më tepër si shpërndarje mjegulle në opinion, humbje kohe, që ta tërheqë vëmendjen dështimet e tyre që i kanë në qeverisje. Kjo për shkak e ata hynë në Qeveri, me dy kushte, integrimet europiane dhe lufta kundër korrupsionit, mirëpo në anën tjetër ju e dini se nga integrimet europiane nuk ka mbetur asgjë, e sa i përket luftës ndaj korrupsionit, ne kishim kodin penal tash para disa ditëve, që si propozim ishte pikërisht nga Ministria e Drejtësisë, që udhëhiqet nga z.Taravari” ”, pohoi Fadil Zendeli, deputet L.Besa.

Sa i përket krahasimit që Taravari i bëri kësaj situate me atë të vitit 2020, kur Besa edhe pse ishte në koalicion me LSDM-në në pushtet, nuk e liroi vendin në KSHZ, deputeti Zendeli tha se kjo situatë nuk ka asnjë ngjashmëri, sepse asnjë anëtar i Besës nuk ka mbajtur peng pozitën dhe se kjo është shpikje e Taravarit.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

ali-ahmeti-sllupcan

Tropoja e shpallë “Qytetar Nderi” Ali Ahmetin

IMG_6975

Ferati: Ja kush qëndron pas protestave kundër paraleles shqipe në Çashkë

ZHAKU

Jo bashkëshorti, ja kush është fajtor për vrasjen e Liridonës sipas Zhakut

Liridona ademaj

Detaje të reja për vrasjen makabre, Granit Plava sillej në oborrin e restorantit ku po darkonin Liridona dhe Naimi, rrugës ndërruan veturat

Talat Xhaferi3

Xhaferi: Autoritetet ta zbardhin deri në fund rastin me Vanjën

ndertim

Në Maqedoni hipotekat ulen, ndërtimet dhe kreditë nuk ndalen

vrasesit vanja palevski

Palevski kishte disa akuza penale

IMG_6973

Ky është babai i 14 vjeçares së vrarë në Shkup duke e sjellur në gjykatë

IMG_6974

“Me pas ditë që e ka bo djali jem atë ditë, ai sot s’ish gjallë” – Babai i Naim Murselit flet pasi arrestimit të djalit të tij(VIDEO)

INFO

NA NDIQ