Opozita shqiptare kërkon vendin e saj në KSHZ për zgjedhje korrekte! (Video)

Picture of ina-online
ina-online

01/11/2023

Fronti opozitar shqiptar i përbërë nga Lëvizja BESA, Alternativa dhe Lëvizja Demokratike kërkon vendin e saj në Komisionin Shtetëror Zgjedhor.

Deputeti nga Lëvizja BESA, Fadil Zendeli sot në konferencën e përbashkët për mediat theksoi beteja e tyre për të siguruar zgjedhje korrekte dhe demokratike do të vazhdojë derisa të plotësohet e drejta kushtetuese e opozitës.

Sipas tij, kryetari i Kuvendit, në seancën e 129-të e cila do të mbahet nesër, në rend dite e ka vendosur edhe kërkesën e Opozitës Shqiptare, që si opozitë të jenë të përfaqësuar në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, me një anëtarë. Pa të cilin anëtar, sipas tyre, zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare, do të jenë jo korrekte, jodemokratike, të manipuluara dhe anti-kushtetuese. Kërkesa është vendosur si pika e 15 e rendit të ditës.

“Andaj i bëjmë thirrje kryetarit të Kuvendit, z. Talat Xhaferi si dhe deputetëve të pushtetit, se nëse dëshirojnë që të dëshmojnë se nuk punojnë për të manipuluar proceset zgjedhore dhe se janë për zgjedhje korrekte, demokratike dhe se vërtetë janë të angazhuar për zbatim të vlerave evropiane, atëherë bashkërisht ta shqyrtojmë propozimin e opozitës shqiptare dhe ta përmbushin këtë obligim kushtetues. Opozita e bashkuar shqiptare ka legjitimitetin të kërkojë përfaqësim adekuat në organet zgjedhore. Çdo tentim i pushtetit për të marrë tërësisht në kontroll Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, me qëllim për të manipuluar zgjedhjet, do të jetë shkelje e rëndë e kushtetutës, e demokracisë në vend si dhe do të dëmtojë rëndë rrugën euro integruese të vendit”, tha Fadil Zendeli.(INA)

TË FUNDIT
4 minuta
Dimitrieska-Koçoska: Nevojitej qasje e përgjegjshme, të gjitha detyrimet do të servisohen me ribalancin
10 minuta
Kërcënoi nënën, arrestohet një person në Tetovë
11 minuta
A do të kthehet trupi i Faton Hajrizit në Kosovë, ja çka tha sot Daçiqi nga Tabanoci
15 minuta
Daçiq për ish-ushatrin e UÇK-së Blerim Ramadani: Presim që të ekstradohet, është çështje e Maqedonisë së Veriut
18 minuta
Igli Hasani, kandidat për Sekretar të Përgjithshëm të OSBE-së

ME TE LEXUARA

1 ditë
Hajni zviceran ia vodhi çantën shtetasit të Maqedonisë, por nuk i gjeti 1 mijë eurot e fshehura në libër
5 orë
VLEN: Kallëzimet penale kundër Drin dhe Besian Ahmeti, nuk ka më të paprekshëm
24 orë
Taravari realizon edhe një premtim: Deri në fund të vitit do të punësohen 300 specializantë privat
2 orë
Fetai: Jo serioze idena e BDI-së për rajonalizimin e shtetit! E kanë humbur rrugën në oborr
18 orë
KE shqetësime për sistemin e drejtësisë në Maqedoninë e Veriut
1 ditë
Aderime të reja në ASH në Kumanovë, Taravari: Dyert janë të hapura për të gjithë
5 orë
Restorantet e Qeverisë dhe Parlamentit shtrenjtojnë çmimet, s'ka më fasule, ramstek ma lirë se falë

LEXO MË SHUMË

IMG_4179

Dimitrieska-Koçoska: Nevojitej qasje e përgjegjshme, të gjitha detyrimet do të servisohen me ribalancin

policia-tetoves-spb-mpb

Kërcënoi nënën, arrestohet një person në Tetovë

IMG_4698

A do të kthehet trupi i Faton Hajrizit në Kosovë, ja çka tha sot Daçiqi nga Tabanoci

IMG_4698

Daçiq për ish-ushatrin e UÇK-së Blerim Ramadani: Presim që të ekstradohet, është çështje e Maqedonisë së Veriut

Igli Hasani

Igli Hasani, kandidat për Sekretar të Përgjithshëm të OSBE-së

IMG_0044

Siljanovska Davkova i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të ri shqiptar Denion Mejdani

burgu-idrizove

Këta janë drejtorët e rinjë nëpër burgje

IMG_4697

Fetai: Jo serioze idena e BDI-së për rajonalizimin e shtetit! E kanë humbur rrugën në oborr

arben taravari2

Taravari: Deri në fund të vitit, vendime pune edhe për personelin mjekësorë me shkollë të mesme

INFO

NA NDIQ