Opozita shqiptare me kandidat për president të Maqedonisë, njofton Mexhiti

INA
INA

26/09/2023

Opozita shqiptare njoftoi se do të dalë me kandidat të vetin në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, që priten të mbahen në pranverë në Maqedoninë e Veriut, bëri të ditur lideri i LD-së, Izet Mexhiti në ClickPlus në TV21.

Përkundër paralajmërimeve që president aktual pritet të rikandidohet sërish nga pushteti, opozita shqiptare, Lëvizja Demokratike, Lëvizja Besa dhe Alternativa do të propozojnë emër shqiptar për të parin e shtetit.

Ende nuk kanë një emër dhe nuk dihet do të jetë mashkull apo femër

“Opozita shqiptare – Lëvizja Demokratike, Lëvizja Besa dhe Alternativa me derën e hapur edhe për tjerët, do të kemi kandidatin për president tonin, shqiptar.
Kandidat apo kandidate, keni emër?
Do ta përcaktojmë. Ne fokusin e kemi votuesin shqiptar. Ne, me mbështetjen e votuesit shqiptar do të dalim fitues në zgjedhje dhe do ta bëjmë ndryshimin tek shqiptarët. Nuk lodhemi për taborët, apo lëvizjet e çuditshme të Gruevskit, Mickoskit, Zaevit apo Kovaçevskit. Ato janë punë të tyre”, tha Mexhiti./TV21

https://www.facebook.com/tv21hd/videos/1727456324386715/?ref=embed_video

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

f4369ab0-8bde-455d-8ade-31568e4496cf

Artisti Mustafa Imeri-Tafa i bashkangjitet Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit

Screenshot_2023-12-11-16-52-33-840_com.instagram.android-edit

Luizi fillon një projekt të madh në Shkup (video)

policia-kosoves

Kosovari erdhi për dasmën e vëllait, hodhi nga kati i 6-të i hotelit të dashurën argjentinase (FOTO)

Jeton Shaqiri

Shaqiri: Rasti me shkollën në Çashkë tregon se ende nuk mundemi të flasim për integrim ndëretnik në arsim

vucic kendon

Vuçiq eskalon, publikohet videoja ku këndon dhe kërcen me një këngë që feston vrasjet e policëve

fatmir mexhiti

Mexhiti: Brenda 6 muajve do të bashkohen klinikat, nuk do të ketë 66 drejtor dhe 33 këshilla drejtues

artan grubi

Grubi: Po përparon procesi i ndërtimit të objektit të Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës

Ministria-e-Drejtesise_1-780x470-1

Janë përgatitur ndryshimet e kodit zgjedhor, Ministria e Drejtësisë jep detaje

Putin Yekaterina Duntsova

Kush është 40-vjeçarja që sfidon Putin, synon të rrëzojë nga froni kreun e Kremlinit

INFO

NA NDIQ